Lajme Zone
Paris SG 'super kampione' e Evropës, mposht 2-1 Aston Villa-n! Enrique: Barazojmë Realin me Champions-in e tretë radhazi (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Paris SG 'super kampione' e Evropës, mposht 2-1 Aston Villa-n! Enrique: Barazojmë Realin me Champions-in e tretë radhazi (VIDEO)

Paris SG është Super Kampionia e Evropës. Francezët mposhtën 2-1 Aston Villa-n në Salzburg, duke u bërë skuadra e katërt në histori që e fiton dy herë radhazi këtë trofe.

Paris SG nuk di të ndalet. Klubi francez vijon të shkruajë emrin në librat e artë të historisë, pasi siguroi trofeun e dytë radhazi të Superkupës së Evropës. Të besuarit e Luis Enrique-s mposhtën në Salzburg me rezultatin 2-1 Aston Villa-n. Fillimisht shifrat i zhbllokoi Kavartschkelia, gjeorgjiani i cili realizoi një supergol për t’i dhënë epërsinë fituesve të Champions League. LEXO edhe...Ruggeri vetëm një sezon te Atletico, blihet nga Aston Villa! Barcelona rrit ofertën për Rodri-n, City s'kënaqet Nga ky moment anglezët rritën ndjeshëm rimin, me 17-vjeçarin Madjo i cili ishte rrezik i vazhdueshëm. Pas disa rasteve të pastra të humbuara sulmuesi riktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë golin vendimtar të sfidës e realizoi Desoure Doue, i cili e bëri Paris SG skuadrën e 4 në historinë e këtij sporti që fiton 2 superkupa evrope radhazi. Më herët e ka bërë Ajax-i, Milan dhe Real Madrid. Sakaq për trajnerin Luis Enrique kjo ishte Superkupa e tretë në karrierë nga 3 finale që ka marrë pjesë, ndërsa Unai Emery i Aston Villa-s dështon për herë të 4 të fitojë këtë trofe. Me Superkupën e Evropës Paris SG e nis sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa ky ishte trofeu i 10 në 2 sezonet e fundit. Pas triumfit trajneri Luis Enrque fillimisht tha se ‘nuk është e lehtë të arrish këtë që ka bërë Paris SG’ dhe se ‘në sezonin e ri synojnë të bëjnë atë që ka bërë Real Madrid, duke fituar për herë të tretë radhazi Champions League’. Share Ne.k./ReportTv.al superkupa e evropes Luis Enrique aston villa Paris SG Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.7% Jo 51.2% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4027 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?