Lajme Zone
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Parfume, çanta, ora…/ Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksi, në pranga dy persona


Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera me vlerë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga dy persona, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera me vlerë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga dy persona, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Të arrestuarit janë A. R., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 13 në Durrës, dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë. Sipas hetimeve, 51-vjeçari dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetasit A. G., nga ku ka vjedhur rreth 22 mijë euro, 800 mijë lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri, parfume, çanta luksoze dhe sende të tjera me vlerë. Pas vjedhjes, ai dyshohet se i ka dërguar sendet e marra në banesën e 24-vjeçares në Lushnjë. Kjo e fundit, sipas policisë, kishte dijeni për vjedhjen dhe ka bashkëpunuar me 51-vjeçarin. Gjatë kontrolleve në banesën e saj, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pjesë të sendeve të vjedhura. Ndërsa në banesën e 51-vjeçarit janë sekuestruar mjetet që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjes, mes tyre maska, çelësa dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes. Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për gjetjen e pjesës tjetër të parave dhe sendeve të vjedhura, si dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga dy të arrestuarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb