Lajme Zone
Parashikimi/ Mot i nxehtë dhe me temperatura të larta
EkonomiSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Parashikimi/ Mot i nxehtë dhe me temperatura të larta

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Shqipëria do të përballet këtë të hënë, 3 gusht, me një rrezik të shtuar për përhapjen e zjarreve, veçanërisht në një pjesë të madhe të territorit të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Shqipëria do të përballet këtë të hënë, 3 gusht, me një rrezik të shtuar për përhapjen e zjarreve, veçanërisht në një pjesë të madhe të territorit të vendit. Sipas parashikimeve, niveli i rrezikut “i lartë” pritet në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Korçë parashikohet nivel rreziku “i moderuar”.Lexo edhe:'Pa rrugë, pa ujë e pa drita në 2026', Banorët e fshatit Shpërdhet protestojnë, kërkojnë investime në zonë Sa i përket motit, për ditën e hënë nuk parashikohen reshje shiu, ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të larta. Në bregdet: nga 22°C deri në 32°C. Në zonat e ulëta: nga 19°C deri në 36°C. Në zonat malore: nga 14°C deri në 32°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa kombinimi i temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve rrit ndjeshëm rrezikun për zjarre, veçanërisht në zonat me bimësi të thatë.