Lajme Zone
Parashikimi i motit/ Vranësira, reshje shiu dhe ulje e temperaturave në vend
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Parashikimi i motit/ Vranësira, reshje shiu dhe ulje e temperaturave në vend

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme.

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por nuk do të mungojnë kthjellimet në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat nga orët e mesditës deri në ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin.

Në zonën e veriut, reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare 4–7 m/s.

Deti do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë. Top Channel