Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat më të larta sot, 17 gusht 2026, pritet të jenë 36 gradë Celcius, ndërsa më e ulëta 15 gradë Celcius. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite.Lexo edhe:Shkodër, promovohet revista 'Art & Trashëgimi' kushtuar trashëgimisë katolike shqiptare Ndërkohë priten reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

