Moti gjatë ditës së premte do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një alternim mes kthjellimeve dhe vranësirave. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), vranësirat pritet të zhvillohen kryesisht gjatë orëve të mesditës. Në relievet malore në lindje dhe juglindje të vendit nuk përjashtohen reshje shiu me intensitet të ulët, të karakterit lokal.
Temperaturat do të shënojnë vlera relativisht të larta. Temperaturat më të larta parashikohet të regjistrohen në Elbasan, deri në 37°C, ndërsa më të ulëtat në Korçë, rreth 16°C.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet dhe të arrijë deri në 10 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 1–2 ballë. Top Channel

