Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.
Përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë celsius.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

