Dita e hënë pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë vendin. Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes do të ketë vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Përgjatë relieveve malore në jug parashikohen reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash gjatë mesditës dhe pasdites. Pas këtyre orareve, moti do të jetë sërish kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.
Në orët e para të mëngjesit pritet të ketë mjegull lokale ose mjegullinë në zonat malore dhe luginore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 14 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 3 ballë. Top Channel

