Lajme Zone
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Paralajmërimi për reduktimin e flotës urbane/ “Mbi 250 mijë qytetarë përdorin transportin publik”, kreu i shoqatës, Dashnor Memaj: Presim deri në fillim të javës, nëse nuk ka reagim…


Dashnor Memaj kryetari i shoqatës së transportit urban, në një intervistë në studion e “News24”, foli për shqetësimet me të cilat përballet transporti urban.

Dashnor Memaj kryetari i shoqatës së transportit urban, në një intervistë në studion e “News24”, foli për shqetësimet me të cilat përballet transporti urban. Ai theksoi se kanë kërkuar uljen e akcizës dhe subvencione, ndërsa u shpreh se po përballen me çmime të larta të karburanteve. “Presim reagim deri në fillim të javës. Po nuk pati reagim, janë të gjithë operatorët që nuk kanë mundësi financiare të nxjerrin flotën në rrugë, pra po nuk pati ndërhyrje nga institucionet për të stabilizuar këtë situatë të vështirë do ketë reduktim”, u shpreh ai. Gjithashtu Memaj u shpreh se shoqatat e transportit nuk janë kompensuar. “Edhe në periudhën qershor korrik gusht çmimi I karburante kanë qenë të larta dhe kostot janë të drejtpërdrejta. Transporti publik është ai që goditet direkt. Janë rritur kostot e transportit dhe janë rritur edhe çmimet. Kemi kërkuar uljen e akcizës dhe subvencione. Sot jemi në mes të gushtit dhe çmimi i karburantit është po i njëjtë”, tha ai.

Më tej ai nënvizoi se duhet të ketë një ndërhyrje institucionale për një transport më të mirë. Çmimi i karburantit na rriti kosto totale. Çdo luhatje e çmimit ndikon drejtpërdrejt. Për çdo litër karburant shpenzonim 40-50 lekë më shumë. Që transporti të funksionojë më mirë duhen ndërhyrje nga institucionet, për të marrë flotën të re, por gjithashtu duhet të ketë edhe infrastrukturën e duhur.

Edhe Bordi i Transparencës kishte një kufi dhe nuk është se I dha mundësi operatorëve apo përdoruesve të tjerë. Nuk e dimë se sa do zgjasë, por këto duhet të kishin shërbyer si eksperienca përse duhet të jemi kaq të traumatizuar për përdorimin e transportit publik nëse ka situata si lufta. Mbi 250 mijë qytetarë përdorin transportin publik. Qytetari vuan nga transporti i keq dhe qytetari është ai që përfiton nga transporti i mirë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb