Mbrëmjen e 2 gushtit në Dhërmi, në zonën e Palasës u dëgjuan të shtëna me armë. Të shtënat me armë tronditën pushuesit të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Forcat e policisë zbarkuan në tokë dhe në det për të hetuar ngjarjen dhe për të kapur përgjegjësit.Jahti në të cilin u qëllua me armë u gjet nga policia dhe u ushtruan kontrolle.
Pas ndërhyrjes së shpejtë, jahti u ndalua në det, përballë Himarës, ndërsa u shoqëruan katër personat që ndodheshin në bord: B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç. Të shtënat me armë në jaht/ Policia jep detaje: U shoqëruan 4 persona 3 Gusht, 09:28 Por në bord kishte dhe biznesmenë të tjerë që ushtrojnë një aktivitet mjaft të gjerë në Shqipëri apo personazhe të njohur me precedent penalë.
Në media u raportua se në polici u shoqërua edhe Astrit Gjonpalajn, pronar i "Globus Travel".
Astrit Gjonpalaj Përpos ngjarjes së rëndë, gjendemi para një paradoksi shumë të madh.
Kemi një pronar të një kompanie turistike si "Globus Travel" që gjendet në bordin e një jahti me persona që qëllojnë me pistoletë.
Personazhi i botës së turizmit siç është Astrit Gjonpalaj, me aktivitein e tij që i bën Shqipërisë promovim, pra promovon turizmin në Shqipëri, përfshihet në një ngjarje të tillë siç ishte ajo e mbrëmjes së 2 gushtit në Dhërmi në Palasë, ku në një jaht, në një zonë turistike, e cila frekuentohet nga pushuesit, kërcet arma.
Ajo që ndodh është një paradoks i madh. Kemi një pronar të kompanisë turistike Astrit Gjonpalaj që duhet të promovojë turizmin në Shqipëri që gjendet në një jaht ku qëllohet me armë në kulmin e sezonit turistik./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

