Lajme Zone
Para dhe pas ndërhyrjeve estetike: Fotot e modeles nga Kosova bëjnë bujë në rrjet, ndryshimi i saj ndër vite tërheq vëmendjen
KulturëGazeta Tema

Para dhe pas ndërhyrjeve estetike: Fotot e modeles nga Kosova bëjnë bujë në rrjet, ndryshimi i saj ndër vite tërheq vëmendjen

Fotot e hershme të modeles kosovare Dolce po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues kanë vënë në dukje ndryshimin e dukshëm të pamjes së saj ndër vite.

Fotot e hershme të modeles kosovare Dolce po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues kanë vënë në dukje ndryshimin e dukshëm të pamjes së saj ndër vite.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” shfaqet në imazhet e vjetra me flokë të errët dhe një pamje krejt ndryshe nga ajo që publiku njeh sot. Transformimi i saj ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjet.

Vetë Dolce nuk e ka fshehur asnjëherë se i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike. Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, ajo foli hapur për procedurat që kishte kryer dhe periudhën e rikuperimit, duke thënë me humor: “Një muaj dhimbje, kam fjetur si qen.”