Lajme Zone
SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria, partnere në luftën kundër krimit ndërkombëtar
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria, partnere në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbështesin organet tona të drejtësisë, duke trajnuar ekspertë për poligrafin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbështesin organet tona të drejtësisë, duke trajnuar ekspertë për poligrafin. Së fundmi, AMP diplomoi dy të rinj që përfunduan një kurs 10-javor të trajnimit bazë dhe metodologjisë së poligrafëve. LEXO edhe...Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP “Mbrojtja e qytetarëve duke forcuar integritetin urime ekzaminuesve të rinj të poligrafit në Shqipëri! Përmes mbështetjes së ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe INL të Departamentit të Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) sapo diplomoi dy ekspertë të rinj të certifikuar të poligrafit, duke përfunduar një kurs intensiv 10-javor të trajnimit bazë dhe metodologjisë së poligrafëve në Akademinë Ndërkombëtare të Poligrafit në Fort Lauderdale, FL. Ekzaminuesit përfunduan mbi 400 orë trajnimi në testime shkencore, vlerësim të besueshmërisë, metodologji të intervistave dhe etikë, dhe mund të kryejnë ekzaminime si në anglisht ashtu edhe në shqip. Aftësitë e tyre të reja do të mbështesin shqyrtimin dhe verifikimin e integritetit për oficerët e ardhshëm të zbatimit të ligjit – duke e bërë Shqipërinë një partner më të besueshëm në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, shkruan ambasada amerikane. Xh.K/ReportTv.al AMP ambasada amerikane poligraf Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64% Jo 29.5% Nuk e di 6.5% Vota total: 2128 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?