Lajme Zone
Paqja fiskale/ 19 biznese marrëveshje me Tatimet, kryeson sektori i tregtisë! Aplikimet rihapen në prill 2027
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Paqja fiskale/ 19 biznese marrëveshje me Tatimet, kryeson sektori i tregtisë! Aplikimet rihapen në prill 2027

Sektori i tregtisë kryeson listën për marrëveshjet e nënshkruara me tatimet për ‘Paqen Fiskale’. Drejtori i Tatimeve thotë se janë finalizuar 19 marrëveshje, ndërsa aplikimet do të rihapen përsëri në prill të vitit të ardhshëm. Paralelisht, nga falja e detyrimeve janë fshirë rreth 39 miliardë lekë borxhe për 165 mijë biznese.

Administrata tatimore ka finalizuar lidhjen e 19 marrëveshjeve me bizneset që kanë aplikuar për ‘Paqen Fiskale’. Në total për këtë vit të parë zbatimi ishin 62 aplikime, ndërsa drejtori i Tatimeve Ilir Binaj thotë se sektori i tregtisë mban numrin më të lartë të marrëveshjeve të firmosura. (tab) “Për një total prej 19 marrëveshjesh, kemi në tregti tetë, në shërbime tre, në prodhim katër dhe në ndërtim katër”, thotë Binaj. Bizneset e mëdha me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit që kanë firmosur marrëveshjen përfitojnë lehtësi fiskale dhe s’do të kenë kontrolle nga inspektorët. LEXO EDHE:Falja e detyrimeve, fshihen automatikisht 30 mln euro gjoba për vitet 2015-2024 “Një mundësi për tatimpaguesit për t'u vetë formalizuar duke përdorur pra deklarim më të lartë të të ardhurave të tyre dhe pastaj kanë një incentivë 5%. Kjo shoqërohet gjithashtu edhe me pjesën e kufizimit të kontrolleve, tha Binaj. Për paqen fiskale aplikimet ishin të hapura deri më 5 qershor, ndërsa drejtori i Tatimeve thotë se për 2027-2028, aplikimet do bëhen në fillim të prillit. “Paqja fiskale hapet përsëri mbas mbylljes së pasqyrave për vitin që vjen, pra mbas 31 marsit. Pra është një periudhë 15 ditore, pastaj dhe një vit më pas, pra 2028-ën do ketë përsëri një 15 ditor, që do ofrojmë paqen fiskale për të gjithë ata tatimpagues që duan ta përfitoj dhe duan të formalizohen në prag të integrimit evropian”, thotë Binaj Përmes marrëveshjes bizneset negociojnë fitimin me administratën tatimore kundrejt një tatimi më të ulët. Mbi fitimin e deklaruar të një biznesi vjet, do të shtohet një marzh 18% për këtë vit, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%. Ndërsa sa i takon faljes së detyrimeve dhe gjobave që bizneset i kishin akumuluara ndër vite, janë fshirë automatikisht nga regjistrat e tatimeve 29.7 miliardë lekë dhe nga të doganave 505.4 milionë lekë. Këto detyrime ishin më të vjetra se 10 vite, dhe faleshin pa kushte. Për kategorinë tjetër me borxhe më të reja se 10 vite deri më tani janë fshirë 8.6 miliardë lekë nga tatimet dhe 168,5 milionë lekë nga doganat, ndërkohë që bizneset kanë paguar një pjesë të detyrimit të tyre. Praktikisht deri më tani kanë përfituar 165 mijë biznese, dhe vlera e detyrimeve të fshira arrin në rreth 39 miliardë lekë ose 416 milionë euro, ndërsa ligji i faljes skadon në fund të këtij viti. SI.E./Shqiptarja.com TAG: tregtia ilir binaj tatimet paqja fiskale Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29.1% Nuk e di 6.7% Vota total: 6901 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?