Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu i kësaj dite të nëntë të protestës. Numri më i vogël i protestuesve, dhe ende më i vogël i atyre me maska, bëri që kjo e mërkurë 21 tetori të karakterizohej nga një protestë disa orëshe, e pozicionuar në dy vendnodhje, Ministria e Arsimit dhe Kryeministria, dhe marshime të qeta. Grumbullimi në Ministrinë e Arsimit nisi rreth orës 13:00. Një moment tensioni ndodhi kur një e re i kërkoi policisë t’u bashkohej. LEXO EDHE:Askush nuk iu përgjigj thirrjes për të marshuar drejt Tiranës, mbështetësi i VV-së dorëzohet: Shkoni vetë, unë nuk vij dot se më pret arrestimi Si për të paraprirë se kjo ditë nuk do të kishte akte dhune, një nga protestuesi u përplas me policinë dhe u largua nga tjetër. Qëndrimi te Ministria e Arsimit mbaroi me kaq, rreth 1 orë e 30 minuta dhe asnjë gur i hedhur në drejtim të policisë apo institucionit, asnjë nevojë për të përdorur ujin apo gazin lotsjellës nga ana e uniformave bluve. Marshimi vijoi i qetë për 20 minuta nga Ministria te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Një numër i vogël protestuesish qëndruan aty të qetë, teksa policia kishte formuar një kordon trupash dhe mjetesh për çdo rast. Për Report Tv, pati një mesazh kundër dhunës në protesta nga djali i flamurit. “S’jam për dhunë, por edhe ai duhet të dialogojë me ata që është për të dialoguar. Jo të tallet me ne duke nxjerrë karrige. Aty është oborr, jo zyra e tij. Të dialogojë me studentët, pedagogët”, tha ai. Pamja mbeti pothuajse e pandryshuar për disa orë rresht, kur me rënien e darkës filluan të shtoheshin pak protestuesit. Mes tyre edhe ndonjë i ri i maskuar. Gjatë kohës së qëndrimit, u dogj një karrige në mes të bulevardit si mesazh kundër dialogut. “Hajde të ngrohemi se është ftohtë”, thirrën mes tyre protestuesit. Incidentet e vetme të mbrëmjes ishin disa molotovë drejt kryeministrisë e Kullave Binjake përballë, disa gurë nga të rinj të maskuar dhe një sherr mes vetë të protestuesve. Pas kësaj, pa shkuar ora 20:00, nisi marshimi drejt sheshit “Skënderbej” dhe një shi i dendur i shpërndau protestuesit rrugëve të Tiranës me autokolonat e policisë që u kujdes të mos e humbisnin për asnjë moment vigjilencën. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:41 Përleshje në bulevard, protestuesi i maskuar godet një tjetër (VIDEO) Një përleshje fizike ka ndodhur mes protestuesve në bulevard. Një prej tyre, i maskuar, ka goditur një tjetër, i cili nuk mban maskë. Nuk dihet ende cila ka qenë arsyeja e konfliktit. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 19:26 Protestuesit ‘ngacmojnë’ efektivët me lazerë (VIDEO) Në bulevardin para kryeministrisë ka një grup të vogël protestuesish. Disa prej tyre, të maskuar, ku ka edhe të mitur, po u drejtojnë lazerë policisë e autobotit të ujit. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 18:31 Protestuesit e maskuar nisin 'ritualin', sulmojnë me gurë efektivët e policisë te Bulevardi (VIDEO) Në ditën e 9-të të protestës, protestuesit e maskuar kanë nisur me sulmet ndaj efektivëve të policisë.Siç duket ata kanë qëlluar me gurë blutë te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'.Pas sulmeve policia i është përgjigjur duke hedhur ujë me presion, për shpërndarjen e tyre. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 18:16 Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë e bizneseve në bulevard (VIDEO) Pas 3 orëve e gjysmë në qetësi e pa incidente, protestuesit para kryeministrisë kanë nisur sulmet e para. Pasi dogjën një karrige, ata hodhën edhe disa molotovë drejt kryeministrisë e bizneseve që ndodhen te Kullat Binjake. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 18:07 Protestuesit refuzojnë dialogun me Ramën, djegin karrigen në mes të Bulevardit: Hajde të ngrohemi se është ftohtë (VIDEO) Protestuesit kanë djegur një karrige në mes të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'."Hajdeni të ngrohemi se është ftohtë", dëgjohen të thonë ata. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 15:45 Çdo ditë në shesh me flamur, protestuesi: Jam me fat që e mbaj! Protestoj për babain tim dhe çmimet e larta! Dialog, por jo me karrige në bulevard (VIDEO) Një protestues me flamur në dorë, i cili shihet shpesh gjatë protestave thotë se arsye për protestat janë çmimet e larta dhe ndihmat e ulëta sociale, duke sjellë si shembull të atin.“Si fillim, dola për pensionin e babit, çmimet e larta. Pensioni 120 mijë lekë pë rbabin, nuk i del për kafen, naftën, ushqimet e larta. Unë shpërndaj ujin nëpër Tiranë. Po u ngritën çmimet, s’ngre as rrogën ai”, tha ai.Kohën për të dalë në protestë me flamur, e ndan mes punës dhe përkujdesjes ndaj babait.“Kur ishte protesta para një jave, vija çdo darkë. Tani e gjej kohën, mbarova punën në 1 e gjysmë, jetoj vetëm me babin dhe përkujdesem për të, i bëra ushqimin gati se mund të rri edhe në 10-11”, vijon protestuesi.Prania e tij me flamur e ka bërë të identifikohet edhe si ‘djali i flamurit’, gjë për të cilën s’e fsheh krenarinë.“Kjo është e shkruar. Ishim dy çuna, po e valëvisnim në të dy bordurat. Më pas ai iku në ditën e tretë, s’di nga u zhduk dhe më ngeli flamuri mua. Jam me fat që e kam flamurin në dorë”, thotë ai.Sipas tij, rruga drejt dialogut s’mund të jetë me karrige në bulevard, por me një takim të vërtetë në zyrën e kryeministrit.“S’jam për dhunë, por edhe ai duhet të dialogojë me ata që është për të dialoguar. Jo të tallet me ne duke nxjerrë karrige. Aty është oborr, jo zyra e tij. Të dialogojë me studentët, pedagogët”, përfi protestuesi. P.J/Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.6 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 21/10/2026 19:35 E pastaj thone se e ka fajin policia se sjkoni i provokoni me lazera, ku je o sistemi viteve para 90 vetem per gjysem ore dhe e shikonin kto spurdhjake se cfare i gjente Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.1% Disi 3.1% Vota total: 10506 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
