Papa Leone XIV ka shprehur dhimbjen për sulmet e dhunshme të fundit që kanë goditur disa qytete dhe infrastruktura civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima mes popullsisë së pafajshme. Gjatë lutjes së Angelusit, papa tha se e ka ndjekur me shqetësim lajmin për sulmet dhe shprehu solidaritetin e tij me popullin ukrainas, i cili prej vitesh jeton nën ankth dhe frikë. “Zemra ime i bashkohet vuajtjes së popullsisë”, u shpreh ai, duke bërë një apel të ri për t’i dhënë fund dhunës dhe për të ndalur shkatërrimin. Papa u bëri thirrje palëve të “hapin zemrat ndaj dialogut dhe paqes”, ndërsa shprehu shpresën që përpjekjet e ndërmarra gjatë këtyre ditëve për rifillimin e negociatave të japin “fryte konkrete” dhe të krijojnë hapësirë për diplomacinë. Ai theksoi kështu rëndësinë e dialogut dhe të rrugës diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullsisë civile. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Papa Leone XIV

