Lajme Zone
Panik te Bayern-i, Kompany humb ndjenjat dhe transportohet me helikopter në spital! Reagon klubi: Është nën kujdes mjekësor
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Panik te Bayern-i, Kompany humb ndjenjat dhe transportohet me helikopter në spital! Reagon klubi: Është nën kujdes mjekësor

Trajneri ka humbur ndjenjat dhe është transportuar me helikopter në spitalin e Mynihut.

Ditë e vështirë për Bayern Munich dhe tifozët e tij. Trajneri Vincent Kompany ka humbur ndjenjat gjatë një seance stërvitiore të ekipit U-23 dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit për ekzaminime të mëtejshme. Tekniku belg po vëzhgonte stërvitjen e ekipit të dytë kur papritur u rrëzua në tokë. Menjëherë ndërhyri ekipi mjekësor që e transporti në spital me helikopter. Nuk vonoi shumë dhe Bayern Munich bëri një sqarim për situatën e tij. LEXO edhe...Dyshohet se spiunonte për Rusinë dhe i siguronte informacione ushtarake, arrestohet ukrainasi në Gjermani "Vincent Kompany është nën kujdesin mjekësor. Ai duhej të merrte trajtim këtë të premte pasi u ndje keq gjatë një seance stërvitore të ekipit të dytë. Kompany u shtrua në spital për analiza të mëtejshme dhe do të mbetet nën vëzhgim mjekësor. Deri në njoftim të mëtejshëm, stafi i tij teknik do të menaxhojë stërvitjen dhe ndeshjet,"-shkruan Bayern. Kompany kishte kaluar ditët e fundit një infeksion viral, i cili e kishte detyruar të mungonte në disa seanca stërvitore dhe në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Arsenalin në Champions League. Shëndeti i trajnerit mbetet prioriteti kryesor, ndërsa Bayern Munich i ka uruar atij një rikuperim sa më të shpejtë. Ne.k./ReportTv.al Bayern Munich Vincent Kompany gjermania Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12725 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?