Pas deklarimit të vendimeve të Hagës në dënimin për “krime lufte” të drejtuesve të UÇK-së, vjen një reflektim i cili bllokohet nga pyetja “Ku gabuam?”… Dënimet e fundit në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në një varrezë ambicjesh! LEXO edhe...Adri Nurellari: Pas deklaratës së Kuvendit tek veprimi, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për Kosovën Prezenca e politikanëve sot, i ngjan shpejgimit dorëzues se “… në fund, nuk munda të bëj asgjë, veç të isha i pranishëm!” Në të tilla momente njeriu sajon histori për ti dhënë kuptim të shkuarës... derisa trillimi zëvendëson të vërtetën! Ky është ngushëllim por jo justifikim! Ngushëllimi i parë është ai që UÇK doli e pastër nga gjykimi në Hagë! UÇK po rikonsiderohet si një “ushtri e mirë” por me drejtues të akuzuar për krime lufte! Kriza që prodhoi Haga, nuk është vetëm politike! Ajo do të ngrejë pyetje të vështira nga shqiptarët e rinj për këtë trashëgimni e cila po legalizohet në Hagë! Përgjigjet që nuk thuhen sot, do të kuptohen nesër! “Krimet e luftës” për të cilat akuzohen drejtuesit e UÇK-së janë kryesisht të periudhës së pas luftës, mbas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, ku Jugosllavia e mbetur, firmosi humbjen e Luftës! “Krimet e luftës” janë pjesë e betejave politike se kush do të drejtonte Kosovën pas luftës! Tek “krimet e luftës” u paketuan dëshmitë e spiunëve të Serbisë me ata që u përplasën politikisht me ish drejtuesit e UÇK-së kryesisht, pas luftës! Tek “krimet e luftës” u ndërlidhën akuzat për korrupsion për ish drejtues të UÇK-së pas luftës! Për ata që vlerësojnë se me gjykimin e Hagës për shpalljen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit si “kriminel lufte” është vendosur drejtësia kanë një gabim në interpretim! Serbia si aktorja më aktive e gjykatës së Hagës për dënimin e shqiptarëve nuk i intereson se cfarë ka ndodhur pas luftës! Ajo kërkon një justifikim substancial për domethënien e krimeve të saj shtetërore karshi shqiptarëve! Serbët janë një komb i edukuar me narcizisëm! Serbia dëshiron të fitojë luftën e humbur në librat e historisë! Vendimi për “krime lufte” për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë të mjaftueshme për “revanshin” në betejën e historisë së shkruajtur! Vini re që dënimet maksimale janë për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin të cilat kanë qenë fytyrat më publike të UÇK-së gjatë Luftës! Krenaria në historinë e shqiptarëve pas Skënderbeut nuk ka fytyra udhëheqësish! Të gjithë kanë nga një “bisht” me akuza për tradhëti apo diktatorë! Kjo është pjesë e dramës shqiptare dhe deformimit që kundërshtarët e tyre gjeopolitik kanë nxitur! Por ajo është pasojë edhe pasionit pa kufizime dhe egos së drejtuesve të një kombi me histori shtetërore modeste! Deformimet për ti trajtuar shqiptarët si komb i dështuar hyn tek një teknikë historike që nuk shkruhet por nënkuptohet! Luftërat serbe fillojnë në libra për të vazhduar në realitet! Vendimi i Hagës ishte i rëndësishëm për “librin” e ri të rikthimit të Serbisë në Kosovë… Ndaj sot, reflektimi se ku gabuam duhet të jetë kolektiv! Pyetja më e rëndë, është pse në Hagë humbëm betejën me Serbinë? Përgjigja se na “tradhëtuan”… është veç ngushëllim!/ Marrë nga Facebook Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise pandeli majko Gjyqi ndaj UCK ne Hage Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4523 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
