Lajme Zone
Pamjet skandaloze të Kopshtit Zoologjik të Tiranës
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pamjet skandaloze të Kopshtit Zoologjik të Tiranës

Vapa përvëluese, e shoqëruar nga temperaturat e larta ka ndikuar jo vetëm te njerëzit, por edhe te kafshët. Siç shihet edhe nga pamjet, kafshët që ndodhen në Kopshtin Zoologjik të Tiranës janë në gjendje të rënduar dhe të raskapitur.

Vapa përvëluese, e shoqëruar nga temperaturat e larta ka ndikuar jo vetëm te njerëzit, por edhe te kafshët. Siç shihet edhe nga pamjet, kafshët që ndodhen në Kopshtin Zoologjik të Tiranës janë në gjendje të rënduar dhe të raskapitur. Ato janë parë në gjendje të dobët si pasojë e vapës dhe mungesës së kushteve bazë. Shumë prej tyre kanë gjetur strehë poshtë pemëve, të cilat paraqiten të pakta në numër. Ambienti ku qëndrojnë kafshë si luani, ariu, lopët, delet dhe leopardi nuk i ngjan aspak një habitati natyror, por më shumë një hapësire të thatë dhe të zhveshur.Lexo edhe:Rama i gënjen, Shoqatat e Transportit Publik 3 muaj pa u disbursuar për naftën: Do reduktojmë autobusët Përveç kësaj, disa prej tyre shihen se janë edhe të sëmura, ndërsa nuk dihet nëse kanë marrë shërbimin e nevojshëm veterinar. Institucionet përgjegjëse duket se kanë treguar mungesë angazhimi, pasi kafshët nuk mund të tregojnë se janë të sëmura, nuk janë ushqyer, kanë etje apo vuajnë nga temperaturat e larta. Ato gjithashtu nuk mund të largohen nga një vend që nuk u ofron kujdesin minimal të nevojshëm. Pikërisht për këtë arsye, në ditët kur temperaturat përvëlojnë vendin, përgjegjësia e institucioneve për mirëqenien e tyre bëhet edhe më e madhe. Kopshti Zoologjik i Tiranës është një hapësirë që vizitohet çdo ditë nga turistë dhe qytetarë, ndërsa këto pamje lënë një shije keqardhjeje dhe zhgënjimi. /Dosja/ 1 / 6PrevNext