Lajme Zone
Pamjet skandaloze bënë xhiron e rrjetit, Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz Markut pas sulmit ndaj Edi Kuçit (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pamjet skandaloze bënë xhiron e rrjetit, Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz Markut pas sulmit ndaj Edi Kuçit (VIDEO)

Pamjet skandaloze të sulmeve të dhunshme të këngëtarit Joz Marku ndaj Edi Kuçit kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa tashmë për rastin ka ndërhyrë edhe Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka hapur rast ndaj Markut dhe ka kërkuar arrestimin e tij për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Edi Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë përmes një tabele “Stop”. Ai

Pamjet skandaloze të sulmeve të dhunshme të këngëtarit Joz Marku ndaj Edi Kuçit kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa tashmë për rastin ka ndërhyrë edhe Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka hapur rast ndaj Markut dhe ka kërkuar arrestimin e tij për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Edi Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë përmes një tabele “Stop”. Ai rrethohet nga një grup personash dhe më pas sulmohet fizikisht. Në një moment të videos dëgjohet Marku duke e pyetur Kuçin: “Pse m’ke shajt? Shaje Gjesti, shaje Gjestin”, ndërsa vijon përplasja fizike. LEXO edhe...''Hakmarrja nuk ka datë skadence' babai i Edi Kuçit thyen heshtjen pasi Joz Marku i dhunoi të birin Kuçi shihet i gjakosur dhe duke kërkuar që sulmi të ndalet. Në fund të incidentit, sipas pamjeve, ai detyrohet të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje. Në një nga momentet që ka shkaktuar edhe reagimet më të shumta në rrjet, Marku shihet duke e përkulur Kuçin mbi kofanon e një automjeti dhe duke kryer ndaj tij një gjest me konotacion seksual. Pas publikimit të videos, Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut dhe ka kërkuar edhe arrestimin e këngëtarit lidhur me ngjarjen. “Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, Nikçi ka konfirmuar gjithashtu se ndaj të dyshuarit është vendosur masa e “stop-listës”. “Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe vendosjen në stop-listë të të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij”, ka deklaruar Nikçi. Prokuroria i është referuar edhe nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, duke sqaruar se dispozita mund të zbatohet edhe ndaj shtetasve të huaj në rrethana të përcaktuara nga ligji. Ora 17:57 ''Hakmarrja nuk ka datë skadence' babai i Edi Kuçit thyen heshtjen pasi Joz Marku i dhunoi të birin Sherri mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas publikimit të videos skandaloze që bëri xhiron e rrjetit. Këtë herë ka reaguar babai i Edit, i cili ka ndarë në rrjetet sociale foton e një tatuazhi të gdhendur në trup që lexon “Hakmarrja nuk ka datë skadence” duke lënë të kuptohet që do të hakmerret pas poshtërimit që i bënë të birit, Joz Marku me grupin e tij Share U.D/ReportTv.al kosove peje Edi Kuçi Joz Marku Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4% Vota total: 2778 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?