Trajneri i Kombëtares Rolando Maran arriti objektivin e vendosur në kontratë: kualifikimin e Kombëtares si vend i parë në grupin e Ligës së Kombeve. Arritja e këtij objektivi, por edhe fitorja 2-0 kundër Bjellorusisë, bënë që në përfundim të sfidës në Budapest të shpërthente festa. Trajneri italian mbajti një fjalin në mesin e fushës i rrethuar nga lojtarët teksa u shpreh: LEXO edhe...Belgjika 'ul me këmbë në tokë' Italinë, e mposht thellë dhe e nxjerr nga 'lufta' për Ligën e Kombeve! Anglia hakmerret ndaj Spanjës "Ata që e duan këtë fanellë mund të jenë vetëm krenarë për ju. E nisëm këtë aventurë bashkë shkëlqyeshëm, ashtu si duhet të shkonte. E meritonim të ishim këtu dhe ti jepnim gëzim tifozëve tanë. Bravo, ju lumtë të gjithëve." Trajneri kuqezi grumbulloi 15 pikë në 6 ndeshjet e grupit 1 të Ligës C, duke bërë fushatën më të mirë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Në total shënuam 12 gola dhe pësuam 3. Përveç ngjitjes në Ligën B dhe mu ndësisë së ‘play-off’ nëpërmjet Ligës së Kombeve drejt Euro 2028, jemi në vazon e tretë në shortin e kualifikueseve. Ne.k./ReportTv.al Rolando Maran kombetarja shqiptare Liga e Kombeve Bjellorusia Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 27.4% Nuk e di 10.1% Vota total: 3555 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
