Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Pamjet me dron nga Tirana, nën kontroll zjarri në Lundër e Priskë, ndërhyjnë 2 helikopterë! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! Vijon vatra në Lurë (VIDEO)


Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Report Tv ka siguruar edhe pamje me dron që tregojnë tymin që ngrihet nga vatrat dhe përhapjen e këtyre të fundit. Forcat zjarrfikëse dhe 2 helikopterë kanë ndërhyrë për shuarjen. LEXO edhe...Zjarri në Priskë/ Vullnetarët e 'Illyrian Guard' në terren për shuarjen

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Report Tv ka siguruar edhe pamje me dron që tregojnë tymin që ngrihet nga vatrat dhe përhapjen e këtyre të fundit. Forcat zjarrfikëse dhe 2 helikopterë kanë ndërhyrë për shuarjen. LEXO edhe...Zjarri në Priskë/ Vullnetarët e 'Illyrian Guard' në terren për shuarjen e flakëve Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës. Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Ato janë veç 10 metra larg shtëpive, por fatmirësisht ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Në lagjen Boje raportohet që vatra të jetë shuar. Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras. Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ka nisur ndërhyrja me 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen e zjarrit, por flakët janë rreth 70 metra larg banesave. Megjithatë, janë marrë masat që të mos depërtojë. Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare, ku janë aktivizuar rreth 70 forca zjarrfikëse. Lajm në përditësim... Ora 09:08 Shfaqet vatër zjarri në Bubq Foto ilustrueseNjë tjetër vatër zjarri është raportuar në Bubq, për të cilën ka shkuar në ndihmë zjarrfikësja e Vorës. Share Ora 09:07 Zjarri në Priskë/ Vullnetarët e 'Illyrian Guard' në terren për shuarjen e flakëve Trajnimi dhe certifikimi i vullnetarëve të Illyrian Guard u vu sot në provë, pasi në orët e para të mëngjesit ata iu bashkuan forcave zjarrfikëse në terren për përballimin e zjarrit në zonën e Priskës, pranë Farkës.Vullnetarët dhanë kontributin e tyre në mbështetje të forcave që menaxhuan situatën, ndërsa në terren ishte edhe administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, i cili ndoqi nga afër angazhimin e ekipeve.Të trajnuar për situata emergjente, vullnetarët tashmë janë pjesë e një strukture të gatshme për të ofruar mbështetje konkrete në raste zjarresh dhe emergjencash, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse. Share Ora 09:03 Pamjet me dron/ Si paraqitet situata pas zjarrit në Lundër e Priskë (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamje me dron që pasqyrojnë situatën e mëngjesit të sotëm pas zjarrit të pasdites së djeshme në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës.Intensiteti i flakëve ka rënë ndërsa dy helikopterë janë në veprim për shuarjen e tyre, të ndihmuar edhe nga forcat në terren.Nuk ka rrezik për banesat, ndërsa mbrëmjen e shkuar zjarri kaloi pranë 3 objekteve të pabanuara. Share Ora 08:23 ‘Largohu!’ Pas zjarrit, rrezik i ri në Abaze të Krujës, gurët shkëputen nga mali (VIDEO) Një problematikë e re është shfaqur në Abaze të Krujës ku po punohet për zjarrin. Gurët kanë nisur të shkëputen nga mali dhe të rrokullisen duke rrezikuar jetën e banorëve dhe zjarrfikësve.Ata po bashkëpunojnë mes tyre për lokalizimin e flakëve që e kanë bërë situatën mjaft kritike. Në një moment, ndërsa gurët bien nga mali, ata dëgjohen të paralajmërojnë njëri-tjetrin duke thirrur “largohu!” Share Ora 08:08 Zjarri në Tiranë/ Përmirësohet situata në fshatin Daias, po punohet nga toka dhe ajri (VIDEO) Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Forcat zjarrfikëse nga terreni dhe një helikopter kanë ndërhyrë për shuarjen. Zjarrfikësit janë përqendruar më shumë pranë zonave të banuara, kurse helikopteri po vepron në ato që janë më të vështira për t'u depërtuar. Share Ora 07:40 Mallakastër/ 70 forca punojnë për vatrat e zjarreve në Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare (VIDEO) Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije.Në Gjinoqare, strukturat po operojnë por zjarri ka zgjeruar perimetrin, megjithëse intensiteti është më i vogël. 70 forca janë aktivizuar në këto operacione. Share Ora 07:32 Vijon zjarri në Lurë, aktivizohet avioni ‘Air Tractor’ për shuarjen (VIDEO) Lufta me zjarret në Lurë vijon pa ndërprerje. Siç tregojnë pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, një avion ‘Air Tractor’ ka nisur tashmë ndërhyrjen nga ajri mbi masivin me pishë të zezë dhe bredh në këtë Park Kombëtar. Share P.J/ReportTv.al zjarret 2026 krujë Tirane Komento Komente Beni: 13/08/2026 07:27 Zjarret po vendosen per hapje pronash per mdertim

Dhe zhdukje gjurmesh ashashi..

Dhe destabilizim politik qe te marri kosto qeveria

Dhe te jap dorheqjen Përgjigju Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.8% Jo 51.1% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3989 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?