Kruja vijon përballjen me zjarret prej disa ditësh dhe situata më problematike paraqitet në fshatin Abazë, ku bashkia urdhëroi dhe evakuimin e banorëve. Zjarret shkaktojnë ndërprerje të energjisë, ndalet furnizimi me ujë në Lundër Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në lagjen Abaze të Krujës ka përparuar sërish gjatë natës.
Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Situata rrezikon të kthehet përsëri në kritike, ndaj ata bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri.
Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras.Në Tiranë, 3 vatra zjarri u shfaqën pasditen e së mërkurës fshatin Daias mes Lundrës e Priskës.
Flakët rrezikuan edhe jetën e zjarrfikësve gjatë betejës së mbrëmjes së shkuar, ku asistuan edhe dy helikopterë.
Prefekti Shkëlqim Hajdari, tha se është bërë evakuimi i 10 familjeve. Zjarri ka kaluar në 2 a 3 objekte të pabanuara që janë djegur.
Ndërkohë helikopterët punuan edhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa një grup zjarrfikësish ndërhynë në Priskë të Madhe. Fatmirësisht në këto zona nuk ka pasur rrezik për banesat.
Për shkak të përmasave të flakëve, policia dje bllokuar qarkullimin në aksin rrugor që lidh Tiranën me Lundrën dhe Daiasin.
Bllokimi është vendosur në hyrje të Mulletit, ku automjetet nuk lejohen të vijojnë lëvizjen drejt zonës së përfshirë nga zjarri.
Për rrjedhojë në Lundër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Vijon zjarri në Lurë
Zjarri vijon të djegë masivin me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër.
Në të gjithë vendin janë aktive 10 vatra zjarri, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar 450 forca operacionale, 2 avionë “Air Tractor” dhe 3 helikopterë.
Mallakstër
Zjarri ka përfshirë edhe zonën pyjore Lofkënd-Ngraçije në Bashkinë Mallakastër dhe vijon të zgjerojë perimetrin, ndërsa mëngjesin e sotëm është intensifikuar operacioni për izolimin e flakëve.
Në terren janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti i zjarrit është më i ulët.
30 trupa të FA-së10 efektivë të Policisë Bashkiake15 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike5 efektivë të MZSH-së1 automjet zjarrfikës
Në pjesën tjetër të vatrës, në drejtim të ekonomisë pyjore Gjinoqare, po operojnë strukturat e MZSH Patos me dy mjete dhe 10 efektivë.Vatra e zjarrit vazhdon të zgjerojë perimetrin, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti është më i ulët. vijon zjarri në lagjen abaze të krujës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet RENEA aksion në Vlorë, forcat speciale mësyjnë në dy banesa; kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë 12 Gusht 2026, 23:0323:03Aktualitet Zjarret në vend, presidenti Begaj: Keqbërësit të ndëshkohen sipas ligjit 12 Gusht 2026, 22:2122:21Aktualitet Zjarri në Daias merr përmasa të mëdha, flakët po i afrohen zonës së Lundrës! (Foto/Video) 12 Gusht 2026, 22:0722:07Aktualitet Situata e zjarreve në vend, vatra aktive në disa zona; forca të shumta dhe mjete ajrore në terren 12 Gusht 2026, 21:3821:38Aktualitet Mbyllet protesta para Kryeministrisë, nis marshimi qytetar 12 Gusht 2026, 21:2021:20Aktualitet “Serbia nuk e humbi, Kosova u çlirua”, i riu nga protesta godet deklaratën e Ramës: Fyerje e tradhti ndaj kauzës shqiptare! 12 Gusht 2026, 21:1121:11Aktualitet

