Protesta e dhunshme e ‘studentëve’ është sot në ditën e pestë të saj, ndërsa momentalisht ajo është përqënduar tashmë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë kryeministrisë.
Protestuesit kanë intensifikuar aktet e dhunshme, ndarsa kanë shkulur gurët e pllakat në boulevard duke qëlluar drejt efektivëve. Por ndërsa po qëllohen me gurë, efektivët kanë ndërhyrë me autobote uji, duke bërë të mundur shpërndarjen e turmës.
Sakaq në terren shihet sa ka zbritur edhe vetë kreu i policisë së shtetit, Skënder Hita. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet bulevarddronpolicia
