Tirana është zgjuar këtë të hënë me trafik të rënduar, ndërsa hyrjet e kryeqytetit dhe disa prej akseve kryesore janë bllokuar nga fluksi i lartë i automjeteve. Situata është rënduar edhe nga nisja e vitit të ri shkollor, që ka shtuar lëvizjet që në orët e para të mëngjesit. Problematike paraqitet Unaza e Madhe, ku sipas hartës së trafikut, radhë të gjata automjetesh janë krijuar në segmentin nga zona e Liqenit dhe Komuna e Parisit, drejt Laprakës e deri në afërsi të Paskuqanit. Në disa pjesë të këtij aksi qarkullimi është thuajse i paralizuar. Trafik i rënduar raportohet edhe në hyrjen perëndimore të Tiranës, në aksin që vjen nga Durrësi drejt kryeqytetit, si dhe në rrugët që lidhin Kthesën e Kamzës, Laprakën dhe Don Boskon me qendrën. Probleme ka edhe në disa akse brenda qytetit, ku automjetet lëvizin me vështirësi. LEXO EDHE:Humbën rrugën në Dajt, shpëtohen 2 turistët gjermanë (VIDEO) Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe, ndërsa qytetarët thonë se kanë qëndruar deri në dy orë në trafik për të mbërritur në destinacionet e tyre. Në të njëjtën linjë reagimi, për të krijuar kaos e bllokim, duket edhe një lëvizje e radhës nga një grup i vogël protestuesish Ata u mblodhën në 7 të mëngjesit në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt rrugës së Durrësit e më tej te Zogu i Zi, në pikun e qarkullimit për ditën e parë të shkollës. Për të shmangur bllokimin e rrugës që do të paralizonte edhe më tej kryeqytetin në një ditë të tillë të ngarkuar, blutë shoqëruan disa prej tyre dhe e shpërndanë grupin që krijoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Mes tyre, edhe një nga organizatorët e protestës, Visuar Dalipi, i cili bëri edhe thirrjet publike “për mosbindje civile” në 07.00 të mëngjesit. Harta e trafikut në Tiranë Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:33 Protestë te rruga e Durrësit, policia shoqëron disa persona! Krijuan vështirësi në qarkullim (VIDEO) Disa persona kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke bërë një marshim nga Rruga e Durrësit drejt Zogut të Zi.Kjo është një nga zonat më të ngarkuar të kryeqytetit, ndërsa sot qarkullimi ka qenë edhe më i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë për të liruar qarkullimin, ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona. Mes të shoqëruarve është edhe Visuar Dalipi. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 09:14 Trafiku i rënduar në Tiranë, Report Tv sjell pamjet me dron nga Unaza e Madhe! Radhë kilometrike mjetesh Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga trafiku i rënduar në Tiranë.Siç shihet nga pamjet e mësipërme qarkullim më i rënduar i automjeteve në Unazën e Madhe dhe në disa nga kryqëzimet brenda saj. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: UNAZA E MADHE trafik Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 7773 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
