TIRANË- Një nga protestuesit ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Abc News ka siguruar momentin kur ekipi i autoambulancës ka mbërritur në bulevard dhe ka marrë qytetarin e lënduar. 167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 7 punonjës policie janë pezulluar në lidhje me veprimet e kryera gjatë protestës. Lajmi u konfirmua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili sqaroi se ndaj punonjësve të pezulluar ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

