Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pamjet e dhunës ndaj të rinjve në protestë, pezullohen nga detyra dy efektivët e Komisariatit Nr.3


Pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove ku shfaqen dy punonjës policie duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, ka reaguar zyrtarisht Policia e Shtetit.

Pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove ku shfaqen dy punonjës policie duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, ka reaguar zyrtarisht Policia e Shtetit. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skënder Hita, është vendosur pezullimi nga detyra për dy efektivët e përfshirë: Inspektor E. P., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë. Inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë. Më tej, Hita ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale të nisë hetimin disiplinor ndaj tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb