Pamje të papublikuara më parë nga dita e bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit janë trasnmetuar në emisionin “Debat Plus”.Në video shihet hetuesja Zdenka Pumper gjatë operacionit të bastisjes nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Pumper ishte fillimisht hetuese e EULEX-it dhe kishte komunikim të vazhdueshëm me Nazim Bllacën.Pas përfundimit të punës në EULEX, Pumper kaloi në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ku shërbeu si koordinatore e hetimeve.Këto pamje nuk janë parë më parë dhe lidhen me ditën kur Zyra e Prokurorit të Specializuar bastisi shtëpinë e Jakup Krasniqit. Në këto pamje shihet Pumper duke marrë pjesë në operacionin në terren dhe duke folur me vajzën e Krasniqit.Por, çfarë raportesh kishte ajo me Nazim Bllacën, dëshmitarin që është vërtetuar se ishte paguar nga Serbia. Ndiqeni në videon më poshtë. - YouTube www.youtube.com

