Lajme Zone
E rëndë në plazhin e Velipojës/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në plazhin e Velipojës/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Plazhit të Vogël” në Velipojë, ku një pushues 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë kohës që po lahej në det.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Plazhit të Vogël” në Velipojë, ku një pushues 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë kohës që po lahej në det. Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, rreth orës 15:30, shtetasi nga Kosova me iniciale E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në ujë dhe për pasojë është mbytur. Menjëherë pas sinjalizimit të ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb