Lajme Zone
“Pamje nga avioni”/ Tymi i zjarreve masive mbulon qiellin mbi Peqin
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Pamje nga avioni”/ Tymi i zjarreve masive mbulon qiellin mbi Peqin

Pamje të reja nga zjarret masive në rrethin e Peqinit tregojnë përmasat e situatës nga ajri.

Pamje të reja nga zjarret masive në rrethin e Peqinit tregojnë përmasat e situatës nga ajri.

Videoja është filmuar nga një pasagjer brenda një avioni komercial, teksa avioni kalon mbi zonën e përfshirë nga zjarret.

Tymi i zi dhe i hirtë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë mbi zonën kodrinore dhe malore, duke mbuluar një pjesë të konsiderueshme të horizontit.

Pamjet ajrore japin një tjetër këndvështrim mbi përmasat e zjarrit, që raportohet në zonat e Hasnjokut, Haspirës dhe Pajovës.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje urgjente për vënien nën kontroll të flakëve dhe mbrojtjen e familjeve që ndodhen pranë vatrave të zjarrit.

JOQ Albania publikon pamjet e reja, ndërsa situata mbetet në pritje të ndërhyrjes dhe reagimit të autoriteteve përgjegjëse. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)