Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)


Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të dendura të tymit, duke krijuar pamjen e një qyteti të mbuluar nga mjegulla. Në fakt, e gjitha është pasojë e zjarreve që shpërthyen që prej pasdites së të mërkurës në zonën e Priskës, dhe era i zbriti poshtë drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës, në një luginë me bimësi të dendur. E gjithë kjo zo

Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të dendura të tymit, duke krijuar pamjen e një qyteti të mbuluar nga mjegulla. Në fakt, e gjitha është pasojë e zjarreve që shpërthyen që prej pasdites së të mërkurës në zonën e Priskës, dhe era i zbriti poshtë drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës, në një luginë me bimësi të dendur. E gjithë kjo zonë që ishte e gjelbëruar, sot është e mbushur me njolla të zeza nga hiri i flakëve. LEXO edhe...Luftuan me flakët gjatë gjithë verës, zjarrfikësit në Francë përplasen me qeverinë dhe kërkojnë më shumë investime Beteja për të shuar këto vatra, që u kthyen gati në rrezik për banesat në zonën e Daiasit në Lundër ka nisur që mbrëmë dhe vetëm në orët e pasdites, u arrit që flakët të viheshin nën kontroll. Edhe këtë të enjte në terren ishin forca tokësore dhe dy helikopterë ndërhyrja nga ajri. “Zjarri kishte nisur para 3-4 ditësh te zona në kufi me Priskën. E prisnim që do të vinte, ishte shumë afër me shtëpinë. Larguam familjarët, erdhën policia e zjarrfikëset. Te ato shtëpitë aty ka pasur nja 3 familje siç kam dëgjuar, ka pasur bagëti e gjëra që më duket janë djegur”, tha më herët Albert Spahiu, banor në Daias, teksa shtoi se zjarri ishte gati 100 metra larg nga zona e banuar. “Mund të ketë filluar rreth orës 16:00. Këtu kam pronën me ullinj, unë jetoj në Allias. Dhëndri ka qenë deri në katër të mëngjesit, por zjarri nuk erdhi te ullinjtë. Zjarri fillimisht ka rënë në Priskë dhe më pas u përhap më tej”, tha më herëtRamazan Çullhaj, banor i Daias. Në një intervistë telefonike për Report Tv, prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, nuk e përjashtoi mundësinë që vatrat e zjarrit në kryeqytet të jenë të qëllimshme. “Kemi 5 vatra shumë larg njëra-tjetrës. Nuk përjshtohet zjarrvësna e qëllimshme, pasi kanë shpërthyer në të njëjtën ditë”, tha Hajdari. Sikur të mos mjaftonte zjarrit, në Daias dhe në Lundër, uji, elementi më i çmuar në këto momente, mungoi. Çarja e një tubi në linjën e transmetimit në zonën e TEG kufizoi furnizimin e tyre me ujë. Flakët kishte edhe më në thellësi të malit të Dajtit, mbi tunelet e Qafë Mollës, ku sipas ministrisë së Mbrojtjes, u punua për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha. Ndërkohë prej tre ditësh, zjarri vijon të djegë Parkun Kombëtar të Lurës. Flakët kanë përfshirë masivin me pishë të zezë dhe bredha, ndërsa beteja për shuarjen e tyre vijon nga toka dhe ajri. Dy avionë po ndërhyjnë pa ndërprerje në zonat e prekura, ndërsa rreth 220 forca janë angazhuar në operacion. Situatë e rënduar raportohet edhe në Lugaxhi të Elbasanit, ku zjarri është përhapur në kurorat e pishave. Në terren po punojnë forca zjarrfikëse, të pyjores, bashkiake dhe vullnetarë, ndërsa një vatër e re është evidentuar edhe në Shalës të Cërrikut. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë u izolua vatra e zjarrit në Drenie, Lofkend e Ngraçije të Mallakastrës dhe në zonën pyjore të Gjinoqares. Në Përmet janë dy vatra zjarri, ajo në malin e Nëmerçkës dhe në malin Dhëmbel. Vatrat ndodhen në terren të vështirë malor, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Në malin e Moravës në Devoll, vijon ndërhyrja në një zonë me pyll pishe, pa rrezik për zonat e banuara. Në Mirditë, aktive mbeten vatrat në Valcë-Tenë dhe në Trojë. Vatra në Vilëz të Kurbinit është në monitorim. Në Vaun e Dejës vijon vijon ndërhyrja për shuarjen e një vatre në pyll me pisha. Ora 18:44 14 vatra zjarri aktive në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Situatë e rënduar në Gurë-Lurë të Dibrës dhe Elbasan! Flakët në ‘kurorën’ e Tiranës vihen nën kontroll Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend deri në orën 18:00 të 13 gushtit, duke raportuar 31 vatra të evidentuara gjatë ditës, ndërsa aktualisht vijojnë 18 vatra zjarri, prej të cilave 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll.Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar në mënyrë të koordinuar strukturat vendore dhe qendrore. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë vënë në dispozicion 309 efektivë, 22 mjete, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, krahas mjeteve të tjera të emergjencës.Një nga zonat ku situata paraqitet më e vështirë është Gurë-Lura në Dibër, ku zjarri vijon me intensitet të lartë në dy drejtime. Forcat në terren kanë arritur të vendosin nën kontroll perimetrin pranë banesave, duke shmangur rrezikun për to. Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca bashkiake, të Forcave të Armatosura, policisë, ADZM-së dhe vullnetarë, me mbështetjen e dy avionëve Air Tractor.Situatë e rënduar raportohet edhe në Lugaxhi të Elbasanit, ku zjarri është përhapur në kurorat e pishave. Në terren po punojnë forca zjarrfikëse, të pyjores, bashkiake dhe vullnetarë, ndërsa një vatër e re është evidentuar edhe në Shalës të Cërrikut. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.Në Dajt të Tiranës, zjarri vijon mbi tunelet e Qafë-Mollës, si dhe në aksin Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të MZSH-së, ADZM-së, vullnetarë dhe helikopterë të Forcave të Armatosura. Por gjatë pasdites flakët janë vënë nën kontroll. Edhe në këtë zonë, autoritetet deklarojnë se nuk ka rrezik për banesat.Në Abaze të Krujës, zjarri mbetet aktiv dhe është favorizuar nga era, ndërsa operacioni po mbështetet edhe nga një helikopter. Banesat nuk paraqiten në rrezik.Në Nëmerçkë dhe Dhëmbel të Përmetit vijojnë disa vatra në zona pyjore dhe kullota, ndërsa në Trojë të Mirditës po punohet për izolimin e zjarrit.Në Finiq, zjarri në Dhivër vijon të mbahet nën operacion me forca nga disa bashki dhe mbështetje ajrore. Ndërkohë, vatra në Rumanxë është shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll.Në zonën Mallakastër–Patos, vatrat në Drenie, Lofkënd dhe Ngraçije janë izoluar dhe po monitorohen. Puna vijon në ekonominë pyjore të Gjinoqarës. Në Kryezi të Fushë-Arrëzit, zjarri është nën kontroll, ndërsa në Rrencë dhe Goraj-Budishtë vijon operacioni për izolimin e plotë.Autoritetet vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në të gjitha zonat problematike, me fokus të veçantë mbrojtjen e zonave të banuara dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. Share Ora 18:06 Zjarri në Priskë të Tiranës, Meta: Rama nuk shuan dot zjarrin në ‘oborrin’ e shtëpisë së vet! Qeveria të investojë për mjete e avionë zjarrfikës Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të investojë më shumë për mjete dhe avionë zjarrfikës, në mënyrë që të përballohen situatat e vështira të zjarreve.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta theksoi se zjarrfikësit në vijën e parë të frontit operojnë me pajisje të vjetëruara, paga qesharake dhe pa mbështetjen që meritojnë.Duke përmendur zjarrin në Priskë, Meta ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai nuk arrin dot të shuajë zjarrin në ‘oborrin’ e shtëpisë së vet.Meta foli edhe për propozimin e PS për shkrirjen e 15 bashkive, teksa tha se kjo do të sillte vështirësi në menaxhimin e emergjencave civile në të gjithë vendin, “e sidomos në Fushë-Arrëz, Memaliaj, Poliçan, Selenicë apo Maliq, ku ka masive të tëra me pyje dhe që zjarrfikësve do u duhen orë për të shkuar në terren.”Reagimi i Metës:Priska, kurora e gjelbër e Tiranës, po shkrumbohet nga flakët. Po digjen pyje e ullishte, ndërsa dhjetëra shtëpi janë nën kërcënimin e zjarrit.Por Priska nuk është e vetmja. Flakët po përhapen në të katër anët e vendit, në Krujë, Mallakastër, Përmet, Dibër, Patos, Shkodër, Devoll dhe në zona të tjera të vendit, duke vënë në rrezik banesa dhe shkrumbuar pyje dhe pasuri të qytetarëve.Dhe ndërsa emergjencat civile shtohen çdo vit, fondet për përballimin e tyre pakësohen. Në vend që të investohet për kapacitete reale, mjete moderne, pajisje dhe avionë zjarrfikës, paratë publike digjen për incenratorë që nuk ekzistojnë si ai i Tiranës, apo për cirk si me Kanye Ëest dhe propagandë.Ndërsa për ditë me radhe qytetarët janë braktisur në luftën me zjarret, po njësoj edhe zjarrfikësit në vijën e parë me pajisje të vjetëruara, paga qesharake dhe pa mbështetjen që meritojnë.Edi Rama e ka vilën në Surrel, por nuk arrin të menaxhojë dot një zjarr vetëm pak kilometra më larg, në Priskë.Nuk fik dot zjarrin në “oborrin” e shtëpisë së vet, por kërkon të na bindë se me projektin e tij për shkrirjen e 15 bashkive do të menaxhojë më mirë emergjencat në të gjithë vendin, e sidomos në Fushë-Arrëz, Memaliaj, Poliçan, Selenicë apo Maliq, ku ka masive të tëra me pyjedh e që zjarrfikësve do u duhen orë për të shkuar në terren.Mirënjohje dhe respekt për zjarrfikësit, që po përballen me flakët në vijën e parë të betejës. Ata po bëjnë detyrën e tyre, edhe kur shteti i ka braktisur e nuk u jep mjetet, pajisjet dhe mbështetjen që u nevojitet.Sot qytetarët janë përballë dy zjarreve: flakëve dhe mungesës së shtetit.Kur shteti i braktis dhe i lë njerëzit në mëshirë të fatit, përgjegjësia është të solidarizohen, të vetëorganizohen dhe të mos e braktisin njëri-tjetrin, por të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe pasuritë e tyre.Sepse Edi Rama dhe shteti është me pushime. Flakët jo. Share Ora 15:45 Vënia nën kontroll e flakëve në Drenie të Patosit e Lofkand, shefi i emergjencave pranë Prefekturës Fier: Po monitorojmë të gjithë perimetrin e vatrave të zjarrit Shefi i emergjencave pranë Prefekturës së Fierit, Kreshnik Ymeraj, ka reaguar pas vënies nën kontroll dhe izolimit ditën e sotme të vatrave të zjarrit në Drenie të Patosit, Lofkand, Ngraçije dhe Gjinoqar.Përmes një njoftimi për mediat, Ymeraj falënderon të gjithë ata që kanë operuar në terren për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në qarkun Fier, teksa shton se strukturat e bashkive Mallakastër e Patos do të jenë në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë perimetrit të vatrës së zjarrit.Reagimi i shefit të emergjencave pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj:Duke falënderuar gjithsecilin që ka operuar sot në terren, por edhe gjatë ditëve të mëparshme, besoj se kemi arritur të vëmë nën kontroll një nga zjarret më të vështira në qarkun Fier.Strukturat e bashkive Mallakastër dhe Patos do të jenë ne monitorim të vazhdueshëm ne gjithë perimetrin e vatrës së zjarrit.Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për të gjitha trupat e Forcave të Armatosura, Bazën Ajrore Farkë, AKMC-në, Efektivet e Mzsh-ve, të cilat janë angazhuar këto ditë në terren.Në veçanti, falënderoj Komandantin Gëzim Marku për mbështetjen, koordinimin dhe kurajën që na ka dhënë gjatë gjithë këtij operacioni.Mirënjohje për Komandën Ajrore Farkë, Komandant Ervin Buzin dhe Bedri Kaloshin, për orët e gjata në fluturim dhe për efikasitetin e lartë të treguar në operacion.Një falënderim i veçantë edhe për Ilirjan Hasanajn, i cili çdo ditë ishte aty me ne, duke ofruar mbështetje, koordinim dhe kurajë.Falënderoj gjithashtu median lokale të Fierit për profesionalizmin e treguar në dhënien e informacionit dhe pasqyrimin e situatës.Faleminderit të gjithëve!Shqipëria është e jona! Share Ora 14:56 Zjarri në Priskë, shiu u vjen në ndihmë zjarrfikësve për izolimin e vatrës Ndërsa në Priskë vijon puna për izolimin e plotë të vatrës nga toka dhe ajri, shërbimit zjarrfikës u ka ardhur ndihmë edhe nga qielli.Një rrebesh shiu në këtë zonë ka bërë që intensiteti i vatrës së zjarrit të ulet. Share Ora 14:51 Zjarr në fshatin Lugaxhi të Elbasanit, i afrohet zonave të banuara (VIDEO) Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, duke avancuar drejt zonës së banuar.Zjarrfikësit, emergjencat civile dhe banorët janë angazhuar për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin afrimin pranë vatrave dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave. Share Ora 14:36 Rrezikoi masivin pyjor me pisha, vendoset nën kontroll vatra në Fushë-Arrëz (VIDEO) Një tjetër vatër zjarri u shfaq mesditën e kësaj të enjte në masivin pyjor në Fushë Arrëz. Vatra e zjarrit e shfaqur në afërsi të fshatit Orosh dhe rrezikonte të hynte në pyjet me pisha. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur vendosjen nën kontroll.Fushë Arrëzi është ndër zonat më me risk sa i përket shfaqjes së zjarreve në pyjet e pishës së zezë që përbën 70% të sipërfaqes pyjore. Share Ora 13:59 Zjarri në Priskë, Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet dhe dilni në terren (VIDEO) Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte në Priskë të Madhe, për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarret që kanë shkrumbuar shumë hektarë me ullishte, pemë frutore e prona private. Ai kërkoi që institucionet të ndërpresin pushimet dhe të angazhohen në terren. Blushi vlerësoi punën e zjarrfikësve, duke thënë se ata po përballen me flakët në kushte të vështira dhe se janë lënë pa mbështetjen e premtuar nga qeveria socialiste. Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama për braktisje të situatës dhe e konsideroi gjendjen në Priskë si dëshmi të dështimit të reformës territoriale. Sipas tij, zjarri rrezikon edhe banesat, ndërsa kërkoi mobilizim të menjëhershëm të institucioneve për përballimin e emergjencës. Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj qeverisë për mungesë investimesh në shërbimin zjarrfikës dhe e lidhi situatën me mënyrën e menaxhimit të fondeve publike.Deklarata e plotë e Blushit "Ndodhem në Priskë të Madhe të Bashkisë së Tiranës, aty ku pak ditë më parë ka qenë një nga kurorat e gjelbra të Tiranës dhe sot gjithçka është shndërruar në shkrumb e hi.Situata këtu është shumë e rëndë. Shumë hektarë ullishte, dru frutorë, pasuri private dhe publike janë shkrumbuar. Është për të ardhur keq që përveç sakrificave dhe heroizmit të punonjësve të zjarrfikseve, që në kushte tejet të vështira, të cilët nuk kanë marrë as shpërblimet e premtuara, as pagën shtesë të premtuar, po luftojnë për orë të tëra me flakët. Situata këtu është jashtëzakonisht shumë e vështirë dhe zjarri për pak, në fakt, pritet tu afrohet dhe shtëpive dhe situata vërtet është pothuajse jashtë kontrollit. I bëj thirrje emergjente Edi Ramës, Ministrave përgjegjës dhe institucione të ndërpresin pushimet, të mos ngrejë helikopterët vetëm për të shpëtuar shtëpinë e tij në Surrel që ndodhet vetëm pak kilometra nga këtu, por të mendojë për të gjithë këtë kurorë të gjelbër të Tiranës që sot është bërë shkrumb e hi. Dajti po përvëlohet dhe situata është vërtet katastrofike dhe ky zjarr ndodh thjesht dhe vetëm për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, që shpenzon miliona e miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për koncerte dhe për cirqe dhe nuk shpenzon 1 cent për të modernizuar shërbimin zjarrfikës në mënyrë që këto pasuri kombëtare, por edhe private të mos shkrumbohen siç janë shkrumbuar pas krahëve të mi. Situata është vërtet shumë e rëndë dhe i bëj edhe njëherë thirrje shtetit të ngrihet në këmbë, të reagojë, të mos heshtë, të mos mbylli sytë përballë kësaj situate e cila nuk mund të tolerohet. Është për të ardhur keq që gjatë gjithë rrugës për të ardhur për në Priskë të madhe, nuk sheh përveç heronjve të shërbimit zjarrfikës që në kushte shumë të rënda, pa mjetet e duhura, me pajosje të vjetëruara po bëjnë një punë heroike, të cilëve Edi Rama ju premtoi rritje page, u premtoi pagë shtesë, pagesë të orëve shtesë, por të cilët kanë mbi 48 orë në atë që deri dje konsiderohej si kurora e gjelbër e Tiranës, duke luftuar me flakët të braktisur pothuajse nga shteti. Situata është katasgrofike. Jam në një nga qendrat që vetëm pak orë më parë ishte nën pushtetin e flakëve.Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar qoftë edhe një rrënjë ulliri, sepse është një pasuri kombëtare, një pasuri private e cila nuk mund të shkrumbohet për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, i cili i ka braktisur jo vetëm banorët e Priskut, por të gjithë banorët në gjithë Shqipërinë të cilët janë në luftë me flakët. Priska e Madhe është një tjetër dëshmi e dështimit katastrofik të Reformës Territoriale të vitit 2014.Një bashki si Tirana, që presupozohet të kishte të gjitha kapacitetet dhe mundësitë financiare për të përballuar një situatë zjarri, e ka të pamundur sot të fikë zjarret në Priskë të Madhe. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë sot në Fush-Arrëz, në Pukë, në Memaliaj, në Tepelenë, në Libohovë dhe në të gjitha bashkitë që Edi Rama kërkon ti shkrijë dhe t'ua çojë shërbimin zjarrfikës me vonesë kur vet standardet europiane detyrojnë që shërbimi zjarrfikës duhet të jetë jo më larg se 30 minuta dhe Tirana sot është dëshmi e qartë, e dhimbshme, tragjike e dështimit katastrofik të kësaj reforme. Edhe njëherë dua ti bëj thirrje Edi Ramës, gjithë Ministrave, institucioneve, Prefektit të Tiranës, mëkëmbësve të deridjeshëm të Erjon Velis për shërbimin zjarrfikës dhe për Emergjencat Civile të ndërpresin pushimet, të jenë në terren. Është e papranueshme që banorët e Priskës së Madhe sot të jenë në mëshirën e flakëve dhe që pronat e tyre të përpihen nga flakët. Ky është një paralajmërim që mos kemi pasoja edhe më tragjike, sepse zjarri është shumë pranë banesave dhe rrezikon të djegi edhe pronat e shtëpitë e familjeve që janë lenë në mëshirë të fatit. Situata është vërtet shumë e rëndë dhe përtej propogandës që Edi Rama shpërndan nëpërmjet mediave të tij, mjafton të vini në teren të shikoni këtë situatë për të kuptuar se sa e rëndë është situata nga zjarret dhe se sa kriminale është braktisja që shteti ju ka bërë jo vetëm banorëve të Priskës të Madhe, por gjithë shqiptarëve në të katërt anët e vendit, ku kamera dhe artopolatët e qeverisë nuk mund të shkojnë, por vetëm shpërndajnë propogandën e tij. Kjo është situata. Priska është pasuri kombëtare, nuk ju përket vetëm këtyre banorëve, por i përket gjithë Tiranës, Dajti është pasuri kombëtare dhe çdo pëllëmbë tokë e territorit të Shqipërisë është pauri kombëtare dhe nuk mund të përvëlohet dhe të digjet sepse Edi Rama nuk do të ndërpresi pushimet, sepse ministrat e Edi Ramës nuk duan të prishin pushimet e tyre, por nxjerrin këtu pak punonjës të shërbimit zjarrfikës për tu përballur me këtë situatë. Përgjegjës për këtë situatë është një dhe vetëm një, Edi Rama dhe korrupsioni i tij i përbindshëm që shpenzon 4.3 milionë euro për koncert dhe nuk shpenzon një qindarkë për të përmirësuar mjetet apo të gjithë infrastrukturën e domosdoshme për të përballuar situatat nga zjarri", tha ai. Share Ora 13:41 Zjarri, qytetari: Flakët nisën fillimisht në Priskë, më pas u hapën si pasojë e erës (VIDEO) Pas zjarrit të rënë në Lundër e Priskë Ramazan Çullhaj, një banor i Tiranës thotë për Report Tv, se zjarri ka nisur dje pasdite rreth orës 16:00.Ai shton se zjarri ka rënë në Priskë, por për shkak të erës është përhapur edhe më tej.“Mund të ketë filluar rreth orës 16:00. Këtu kam pronën me ullinj, unë jetoj në Daias. Dhëndri ka qenë deri në katër të mëngjesit, por zjarri nuk erdhi te ullinjtë. Zjarri fillimisht ka rënë në Priskë dhe më pas u përhap më tej. Zjarri u shua me ndihmën e helikopterit. Policia dhe shërbimet zjarrfikës kanë qenë gjithë natë. Njerëz të lënduar nuk ka”, tha qytetari Ramazan Çullhaj. Share Ora 13:22 Zjarret në Tiranë, prefekti Hajdari për Report Tv: 5 vatra në kryeqytet, dyshohen të qëllimshëm! Kemi një përmirësim Shkëlqim Hajdari, preferkti i qarkut të Tiranës një intervistë për Report Tv nuk e përjashtoi mundësinë që vatrat e zjarrit në kryeqytet të jenë të qëllimshëm.“Kemi 5 vatra shumë larg njëra-tjetërs. Nuk përjshtohet zjarrvësna e qëllimshme, pasi kanë shpërthyer në të njëjtën ditë. Për fatin e mirë zjarri nuk ka prekur banesa dhe biznese. Tani detyra jonë është t’i izolojmë të gjitha vatrat.Jemi në një situatë të përmirësuar.I bëj thirrje qyterarëve të Tiranës që të rrisin vigjilencën për të mbrojtur territorin. Çdo zjarr ka qenë i vogël dhe më pas është bërë i madh”, tha Hajdari. Share Ora 13:18 Tymi pushton horizontin e Tiranës, vatrat e zjarrit në kurorën e gjelbër mbeten aktive (VIDEO) Në këto pamje të Report TV, kjo zonë e kryeqytetit duket e mbuluar nga një perde tymi të bardhë e të dendur. Nga tarracat e pallateve të Tiranës, sytë të shkojnë automatikisht drejt malit të Dajtit, ku në kurorën e gjelbër dallohen ende vatra që vazhdojnë të lëshojnë tym të bardhë. I gjithë horizonti mbi zonë të kryeqendrës së Shqipërisë duket i zbardhur, ndërsa tymi është përhapur në një zonë masive. Edhe pse situata dukej më e qetë këtë mëngjes në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës, pas tre vatrave që u shfaqën mbrëmjen e së mërkurës, zjarri nuk është shuar plotësisht. Pamjet me dron të Report TV tregojnë se tymi vazhdon të ngrihet nga vatrat, flakët e të cilave raportohet se janë shtrirë në drejtim të Gurrës, Farkës dhe Lundrës.Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga dy helikopterë. Share Ora 10:57 Prej disa ditësh në flakë, izolohet vatra në Drenie të Patosit Vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, ajo në Lofkand dhe në Ngraçije janë izoluar këtë mërkurë nga zjarrfikësit që prej disa ditësh kanë qenë në luftë me flakët.Nga ana tjetër pas disa orësh punë është shuar edhe zjarri në Gjinoqar. Share Ora 10:32 Zjarri në Tiranë, banori nga Gurra e Madhe: Ishte 100 metra larg shtëpive! U larguam dhe u rikthyem kur erdhën zjarrfikësit (VIDEO) Një banor i Gurrës së Madhe, njërit prej fshatrave në Tiranë të prekur nga zjarri, thotë se flakët u afruan shumë pranë shtëpive. Banori, i quajtur Albert, thotë se zjarri ishte vetëm 100 metra larg dhe për siguri, u larguan nga banesat për t’u rikthyer me të mbërritur zjarrfikësit.-Si ka qenë situata dje me zjarrin?Alberti: Shumë e vështirë. Zjarri kishte nisur para 3-4 ditësh te zona në kufi me Priskën. E prisnim që do të vinte, ishte shumë afër me shtëpinë. Larguam familjarët, erdhën policia e zjarrfikëset.-Te zona që ndodhemi, ka pasur banorë?Alberti: Te ato shtëpitë aty ka pasur nja 3 familje siç kam dëgjuar, ka pasur bagëti e gjëra që më duket janë djegur.-Sa afër ju ka ardhur zjarri?Alberti: Gati 100 metra larg.-Sot jeni rikthyer në banesa?Alberti: Po.-Po natën keni fjetur aty?Alberti: Po, kur erdhi zjarrfikësja u kthyem. Share Ora 10:11 Aktive vatra në Perlat-Mirditë, vijon operacioni për shuarjen (VIDEO) Vijon ndërhyrja për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës së zjarrit në fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në Mirditë. Aktualisht, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e të gjithë vijës së zjarrit në një sipërfaqe të mbuluar me pyll lisi dhe shkurre.Sipas vlerësimit të fundit në terren, presioni i vatrës së zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe situata vijon të jetë nën kontroll. Share Ora 09:32 Zjarret/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive! 1100 forca në terren, 3 helikopterë e 2 avionë, 418 hektarë sipërfaqe e djegur 45 vatra raportohen në 24 orët e fundit në vend, prej të cilave 12 aktive dhe 1 në monitorim. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përfshirë 72 automjete, 1100 forca në terren, 5 helikopterë e 2 avionë.Vatrat janë në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau i Dejës. 418 hektarë sipërfaqe janë djegur dhe 250 rrënjë ulliri janë dëmtuar.Njoftimi:Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 vijojnë aktive dhe 1 është në monitorim.Në operacione janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë përfshirë 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Aktualisht në terren vijojnë operimet 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.Operacionet vijojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau të Dejës, me ndërhyrje të koordinuara nga toka dhe ajri.Në të gjitha zonat, prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimi e shuarja sa më e shpejtë e vatrave aktive.Nga raportimet e deritanishme rezultojnë rreth 418 hektarë sipërfaqe të djegur dhe 250 rrënjë ullinj të dëmtuara.AKMC dhe të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren. Share Ora 09:08 Shfaqet vatër zjarri në Bubq Foto ilustrueseNjë tjetër vatër zjarri është raportuar në Bubq, për të cilën ka shkuar në ndihmë zjarrfikësja e Vorës. Share Ora 09:07 Zjarri në Priskë/ Vullnetarët e 'Illyrian Guard' në terren për shuarjen e flakëve Trajnimi dhe certifikimi i vullnetarëve të Illyrian Guard u vu sot në provë, pasi në orët e para të mëngjesit ata iu bashkuan forcave zjarrfikëse në terren për përballimin e zjarrit në zonën e Priskës, pranë Farkës.Vullnetarët dhanë kontributin e tyre në mbështetje të forcave që menaxhuan situatën, ndërsa në terren ishte edhe administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, i cili ndoqi nga afër angazhimin e ekipeve.Të trajnuar për situata emergjente, vullnetarët tashmë janë pjesë e një strukture të gatshme për të ofruar mbështetje konkrete në raste zjarresh dhe emergjencash, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse. Share Ora 08:08 Zjarri në Tiranë/ Përmirësohet situata në fshatin Daias, po punohet nga toka dhe ajri (VIDEO) Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Forcat zjarrfikëse nga terreni dhe një helikopter kanë ndërhyrë për shuarjen. Zjarrfikësit janë përqendruar më shumë pranë zonave të banuara, kurse helikopteri po vepron në ato që janë më të vështira për t'u depërtuar. Share Ora 07:40 Mallakastër/ 70 forca punojnë për vatrat e zjarreve në Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare (VIDEO) Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije.Në Gjinoqare, strukturat po operojnë por zjarri ka zgjeruar perimetrin, megjithëse intensiteti është më i vogël. 70 forca janë aktivizuar në këto operacione. Share Ora 07:32 Lura në flakë prej 3 ditësh, digjet masivi me pishë të zezë! Report Tv sjell pamjet me dron Lufta me zjarret në Lurë vijon pa ndërprerje prej 3 ditësh. Siç tregojnë pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, një avion ‘Air Tractor’ ka nisur tashmë ndërhyrjen nga ajri mbi masivin me pishë të zezë dhe bredh në këtë Park Kombëtar. Sipërfaqe të tëra janë djegur, ndërsa ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit. Share P.J/E.H/ReportTv.al zjarret 2026 krujë Tirane Komento Komente Beni: 13/08/2026 07:27 Zjarret po vendosen per hapje pronash per mdertim

Dhe zhdukje gjurmesh ashashi..

Dhe destabilizim politik qe te marri kosto qeveria

Dhe te jap dorheqjen Përgjigju Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.1% Jo 52% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4473 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?