Lajme Zone
Pamje me dron: Përkeqësohet situata nga zjarri në Shkozet, gjysma e Durrësit pa drita
TeknologjiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Pamje me dron: Përkeqësohet situata nga zjarri në Shkozet, gjysma e Durrësit pa drita

Situata nga zjarri në një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll.

Situata nga zjarri në një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll.

Aksi rrugor Plepa-Durrës është bllokuar në të dyja drejtimet e lëvizjes, pasi policia ka krijuar një perimetër sigurie për shkak të rrezikut që paraqesin flakët dhe shpërthimet e regjistruara më herët në magazinën ku dyshohet se ndodheshin fishekzjarre.

Në terren vijon operacioni i zjarrfikësve, të cilët po përballen me vështirësi në shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve nga vendngjarja, disa prej mjeteve zjarrfikëse kanë mbetur pa ujë gjatë ndërhyrjes, duke e bërë edhe më të vështirë izolimin e zjarrit.

Ndërkohë, përveç ndërprerjes së energjisë elektrike që ka lënë pa drita një pjesë të madhe të Durrësit, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe raportime nga qytetarë, të cilët pretendojnë se në disa zona kanë hasur probleme edhe me shërbimin e internetit. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nëse këto problematika lidhen drejtpërdrejt me incidentin.

Zjarri, i cili nisi fillimisht në një magazinë në Shkozet dhe më pas u përhap edhe në objektin ngjitur, vazhdon të mbajë në alarm të gjithë zonën. Autoritetet po punojnë për izolimin e plotë të vatrës, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin kalimin pranë zonës së rrezikut dhe të respektojnë udhëzimet e policisë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)