Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pamje apokaliptike nga zjarri në Levan/ Fier, digjen tre banesa dhe evakuohen familjet

Zjarri ka përparuar drejt Levanit, ku flakët kanë përfshirë banesa. Një ndërtesë e pabanuar është përfshirë nga flakët, ndërsa disa të tjera ndodhen nën rrezikun e përfshirjes nga zjarri. Banorët e rrezikuar janë evakuuar, ndërsa situata vijon të jetë problematike.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit, këtë të premte, 4 shtator.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, raporton se flakët u janë afruar dy lokaleve në afërsi të Qafës së Koshovicës, në anën lindore të Radostinës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke sjellë edhe bllokimin e hekurudhës Fier-Vlorë. Ndërkohë, disa familje janë evakuuar për shkak se tymi i dendur ka mbuluar banesat e tyre.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa autoritetet dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet digjen banesafierlevan