Lajme Zone
Pamje apokaliptike nga Radostina e Fierit, zjarri u afrohet shtëpive dhe bizneseve; evakuohen banorët (Video)
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pamje apokaliptike nga Radostina e Fierit, zjarri u afrohet shtëpive dhe bizneseve; evakuohen banorët (Video)

Zjarri ka avancuar drejt banesave dhe bizneseve të zonës. Një banesë është djegur, ndërsa disa shtëpi të tjera mbeten të rrezikuara nga përhapja e flakëve. Afrimi i zjarrit ka detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve nga pjesët e rrezikuara të Radostinës.

Foto nga zjarri në Radostinë Përkeqësohet situata nga zjarri në Radostinë të Fierit dhe po avancon drejt zonës së Liqenit të Levanit. Flakët kanë djegur një banesë, ndërsa disa shtëpi, biznese dhe një pikë karburanti mbeten të rrezikuara. Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve, ndërsa pronarët e lokaleve kanë larguar stafin, klientët dhe orenditë. Tymi ka vështirësuar qarkullimin në aksin Fier-Levan dhe në Qafën e Koshovicës. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të Bashkisë Fier, ndërsa flakët janë përhapur drejt zonës së Liqenit të Levanit.

Zjarri ka avancuar drejt banesave dhe bizneseve të zonës. Një banesë është djegur, ndërsa disa shtëpi të tjera mbeten të rrezikuara nga përhapja e flakëve. Afrimi i zjarrit ka detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve nga pjesët e rrezikuara të Radostinës.

Situata paraqitet problematike edhe pranë Liqenit të Levanit. Flakët janë afruar rreth 200 metra nga disa prej objekteve në këtë zonë, ku ndodhen lokale dhe një pikë karburanti.

Pronarët e lokaleve kanë nisur largimin e stafit dhe klientëve. Ata kanë nxjerrë nga ambientet edhe orendi dhe mjete, ndërsa zjarri vazhdon të përhapet në ullishtet përreth.

Një punonjëse e një prej lokaleve ka treguar shqetësimin për afrimin e flakëve dhe rrezikun ndaj bizneseve.

“Janë shpenzime të mëdha, atje punojmë, mos të kapë te lokali, janë miliona lekë të hedhura, punëtorë janë të gjithë, është shumë e vështirë për të gjithë. Zjarri ka përmasa të mëdha, ullinj, anash lokalit. Është katastrofë!”, është shprehur ajo. Tymi vështirëson qarkullimin

Përhapja e zjarrit ka krijuar probleme edhe në qarkullim. Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve në aksin Fier-Levan dhe në Qafën e Koshovicës.

Ndërkohë, operacioni i zjarrfikësve nga toka po vështirësohet nga terreni i thyer. Mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë në të gjitha zonat ku janë përhapur vatrat. Erërat po ndikojnë gjithashtu në përhapjen e flakëve, duke e zgjeruar zonën ku duhet të ndërhyjnë ekipet e emergjencës.

Nis ndërhyrja me helikopter

Pas kërkesave për ndërhyrje nga ajri, në operacion është përfshirë edhe një helikopter, i cili po mbështet ekipet që operojnë nga toka. Ndërhyrja synon të frenojë avancimin e zjarrit drejt banesave dhe bizneseve, por edhe të shmangë përfshirjen e pikës së karburantit që ndodhet në zonën e rrezikuar.

Situata në Radostinë dhe drejt Liqenit të Levanit mbetet e përqendruar në disa fronte. Autoritetet po evakuojnë banorët pranë zonave ku po afrohen flakët, ndërsa ekipet zjarrfikëse po ndërhyjnë nga toka dhe ajri për të kufizuar përhapjen e zjarrit. zjarri në radostinë fier Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Lirohen 14 protestuesit e arrestuar para Kryeministrisë, Gjykata e Tiranës: Ndalimi i tyre ishte i paligjshëm! 4 Shtator 2026, 15:4015:40Aktualitet Alarm në Levan, zjarri u afrohet lokaleve; pronarët evakuojnë stafin 4 Shtator 2026, 15:0915:09Aktualitet Fushë-Arrëzi kundër bashkimit me Pukën, banorët: Do të vështirësohet marrja e shërbimeve 4 Shtator 2026, 14:2714:27Aktualitet Panairi “DUART” rikthehet në Green Coast, arti dhe mjeshtëria në zemër të bregdetit 4 Shtator 2026, 14:2014:20Aktualitet Përplasja me armë në Vlorë, reagon Skënder Hita: Po hetojmë versionet e të dy palëve 4 Shtator 2026, 14:1014:10Aktualitet Tirana kryeson aeroportet e Ballkanit, 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj 4 Shtator 2026, 12:3612:36Aktualitet