Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës, e cila është pjesë e paketës fiskale 2027, nuk përbën një ulje reale të barrës fiskale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho tha se kjo është thjeshtë një zhvendosje e pagesës nga çmimi i karburantit te pagesa si taks vjetore e automjetit. LEXO edhe...Asambleja e PS, Xhixho: Propagandë boxhe për suksese imagjinare, Shqipëria po përballet me krizën më të rëndë demografike Xhixho theksoi se kjo nuk është reformë fiskale, por sipas saj, një tjetër skemë për të mashtruar qytetarët dhe për të mbushur arkën e shtetit në kurriz të tyre. Reagimi i Xhixhos: Heqja e Taksës së Qarkullimit nga çmimi i naftës, pjesë e Paktës Fiskale 2027, nuk përbën një ulje reale të barrës fiskale. Është thjesht zhvendosje e pagesës nga çmimi i karburantit në pomp tek pagesa si Taks Vjetore te Drejtoria e Transportit Rrugor. Pra, taksa nuk hiqet, por vetëm ndryshon mënyra se si mblidhet. Ndryshon vetëm mënyra se si u merren paratë nga xhepi! Çfarë sjell në të vërtetë kjo skemë? * Dyfishim të barrës fikse vjetore për shumicën e pronarëve të automjeteve. Veçanërisht penalizohen ata që e përdorin makinën rrallë, të cilët deri tani paguanin në raport me konsumin real të karburantit. * Asnjë garanci për uljen e çmimit në pompë. Në një treg ku konkurrenca nuk funksionon , lehtësimi fiskal mund të mos përkthehet në përfitim për konsumatorin, por të përthithet nga kompanitë e karburanteve. Partia e Lirisë ka kërkuar TRE HERË PEZULLIMIN (2017,2022,2025) e Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, si një masë konkrete për uljen e çmimit të naftës dhe lehtësimin e barrës mbi qytetarët dhe bizneset, në përputhje edhe me masat e ndërmarra nga vende të tjera. Maxhoranca i refuzoi këto kërkesa, duke treguar se lehtësimi real i qytetarëve nuk ka qenë kurrë prioriteti i saj. Sot, të njëjtët që refuzuan uljen reale të taksave, dalin të shesin propagandën e një lehtësimi që nuk ekziston. Kjo nuk është reformë fiskale, por një tjetër skemë për të mashtruar qytetarët dhe për të mbushur arkën e shtetit në kurriz të tyre. Qeveria nuk po ua heq taksën shqiptarëve. Po ua ndërron vetëm xhepin nga i cili ua merr paratë! R.Xh/ReportTv.al Erisa Xhixho nafta karburant taksa e qarkullimit paketa fiskale 2027 Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62% Të gabuar 27.6% Nuk e di 10.4% Vota total: 4280 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
