Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paketa ligjore kundër dhunës dhe anarkisë nuk është shpikje alla shqiptarçe dhe nuk ka asnjë pikë që bie ndesh me lirinë e të drejtave të njeriut
Rama tha se kush nuk e do qeverinë dhe kërkon largimin e tij është i lirë ta thotë dhe ta propagandojë. Ai theksoi se është i gatshëm të ulet dhe të dëgjojë përballë këdo që ka kundërshti por ai që kërkon dorëheqjen e tij me dhunë gabohe. “Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje alla shqiptarçe, nuk ka asnjë pikë që bie ndesh me lirinë e të drejtave.
Kush nuk e do qeverinë dhe largimin tim, është i lirë ta thotë, ta propagandojë. Jam i gatshëm të ulem dhe të dëgjoj këdo që do të më shprehë kundërshtinë përballë.
Kush kërkon dorëheqjen time, gabon kur thotë se bëhet me dhunë", tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

