6 instrumentat që përbëjnë paketën e masave për t’iu përgjigjur dhunës së shfaqur në protestat e gati dy javëve të fundit në Tiranë, ishin sot në qendër të mbledhjes së grupit socialist, me praninë edhe të kryeministrit. Pjesë e paketës janë dhe ndryshimet në ligjin për tubimet, ku përfshihen gjoba për pjesëmarrësit të cilët në protesta, nuk i binden thirrjeve për largim, fshehin identitetin apo bllokojnë qarkullimin rrugor. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi menjëherë. “Sa i përket ligjit për tubimet, jemi informuar nga qeveria që do të miratohet me akt normativ”, tha Balla. LEXO EDHE:Orest Shurdha: Një zanat i ri, protestues Ata që kryejnë akte dhune në protestë, i cilësoi huliganë të cilët nuk do të kenë mundësinë e marrjes së pushtetit me force, tha Balla, due mbrojtur veprimet e policisë. “Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Pamjet në Francë apo në Itali tregojnë se reagimi i Policisë së Shtetit në Shqipëri është shumë më i butë. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet”, shtoi Balla. Studentët i këshilloi të shikonin se çfarë ndodhi në Serbi, ku lëvizja e tyre e kthyer në një parti politike e rrëzoi ish presidentin Aleksandar Vuçiç dhe fitoi zgjedhjet. “Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga studentët në Serbi… kishte një protestë për 3 vite. Dhe gjithçka u konkretizua me votë. Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duket të futet në zgjedhje”, theksoi Balla. Paketa anti-dhunë e prezantuar nga kryeministri Rama parashikon gjithashtu dëmshpërblimin e bizneseve të shkatërruara ose dëmtuara nga protestuesit deri në masën 100% për bizneset e vogla dhe 70% për bizneset e mëdha. Por mbetet ende e paqartë nëse do të jetë pjesë e një tjetër akti normative, apo do të kalojë me projektbuxhetin e vitit 2027-të i cili do publikohet së shpejti së bashku me një paketë sociale që pritet t’i përgjigjet disa prej kërkesave të studentëve. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:49 Lëndimi në sy i 28-vjeçarit Erion Vishkulli në protestë, Balla: Po hetohet i gjithë zinxhiri komandues i efektivëve të përfshirë (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se po hetohen personat e përfshirë në plagosjen në sy të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, gjatë protestës së dhunshme të së shtunës.Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Balla tha se qeveria i ka qëndruar pranë të lënduarit dhe ka bërë të mundur dërgimin e të riut për trajtim më të specializuar në Itali. Ai shtoi se tashmë është fakt se dhuna në protestat në Shqipëri mbështetet edhe nga forcat e huaja.“Po hetohet i gjithë zinxhiri komandues për personat e përfshirë. Urojmë që operacioni të jetë i suksesshëm, Është rast tipik për përkundjen e kësaj qeverie. Dhuna në Shqipëri sposorizohet nga forcat e huaja kjo nuk ka asnjë dyshim”, tha Balla. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 12:35 Paketa anti-dhunë, Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ nga Qeveria dhe do të hyjë në fuqi menjëherë (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se ligji për tubimet do të miratohet përmes një akti normativ.Balla tha se pas miratimit të aktit normativ nga Qeveria, ligji do të hyjë në fuqi menjëherë dhe më pas do të ketë 45 ditë kohë për t’u miratuar nga Kuvendi.“Sa i përket ligjit për tubimet, jemi informuar nga Qeveria që do të miratohet me akt normativ. Akti normativ vjen në Kuvend për t’u miratuar. Akti normativ miratohet nga Qeveria, hyn në fuqi menjëherë dhe pastaj ka 45 ditë kohë për t’u miratuar nga Kuvendi.Kodet, e para nuk bëhen me procedurë të përshpejtuar. Neni 83 i Kushtetutës ta ndalon që këto t’i kalosh me procedurë të përshpejtuar”, tha mes të tjerash Balla.Çfarë përfshin ligji për tubimet:Perimetra sigurie rreth objekteve të ndjeshmeKur ka rrezik real dhe të afërt dhune, policia mund të kufizojë tubimet deri në 72 orë në një perimetër të caktuar rreth institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shtetërore, objekteve të kultit dhe të trashëgimisë kulturore.Thirrjet për dhunë në rrjetet socialeKur identifikon një thirrje për dhunë në kuadër të një tubimi, policia i dërgon mbajtësit të llogarisë një njoftim për fshirjen e postimit menjëherë dhe për mospërsëritjen e tij, duke i ofruar edhe mbështetje psikologjike kur ka nevojë. Nëse postimi nuk fshihet ose sjellja përsëritet, policia vepron sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë ndjekjen penale mbi bazën e figurave të veprave penale ekzistuese por edhe atyre të cilat janë propozuar në Kodin Penal sipas normave të reja europiane. Identifikimi i personave të maskuarSot, bazuar në ligjin ekzistues, fshehja e identitetit të individëve në protestë është e ndaluar, por ne do ta përfshijmë këtë ndalim në Kodin Penal, si vepër penale identike me atë të 27 vendeve europiane, duke ndjekur modelin francez.Sanksione të parashikuaraNuk ndodh në asnjë vend demokratik të Bashkimit Europian, që një grup njerëzish apo një turmë e caktuar të ushtrojnë arbitrarisht lirinë e protestës, duke u mohuar të tjerëve lirinë e lëvizjes në qytet dhe duke u penguar punën, shkollën, planin e tyre të ditës. Pjesëmarrja në një tubim pa leje dhe mosbindja ndaj thirrjeve për largim do të gjobiten nga 10 000 deri në 100 000 lekë të reja për çdo pjesëmarrës; mosbindja ndaj urdhërit për shpërndarje dhe fshehja e identitetit do të gjobiten deri në 500 000 lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Ndërsa bllokimi i qarkullimit do të gjobitet me 5 000 lekë të reja për çdo pjesëmarrës. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 12:22 ‘S’ka dorëheqje’- Balla: Protestuesit janë huliganë, ta harrojnë se do të ketë marrje të pushtetit me forcë! Paketa ligjore anti-dhunë të shtrihet edhe te stadiumet (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar të drejtë paketën e masave kundër dhunës në protesta, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.Balla tha se një protestuesit që gjatë këtyre ditëve kanë kryer akte dhune në Tiranë janë huliganë dhe një pjesë e tyre, sipas kreut të Grupit të PS, edhe hajdutë.Taulant Balla tha gjithashtu se mendonte se paketa anti-dhunë duhet të shtrihej edhe te stadiumet, për të parandaluar aktet vandale gjatë ndeshjeve të futbollit.Ai tha gjithashtu se askush nuk duhet të shpresojë te dorëheqja e kryeministrit Rama, teksa shtoi se s’do të ketë kurrë në Shqipëri marrje të pushtetit me dhunë.“Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duket të futet në zgjedhje. Pamjet në Francë apo në Itali tregojnë se reagimi i Policisë së Shtetit në Shqipëri është shumë më i butë. Është duke u hetuar gjithë zinxhiri komandues dhe personat e përfshirë, për ngjarjen me dëmtimin në sy të 28-vjeçarit. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet”, tha mes të tjerash Balla. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 11:56 Protestat/ Balla pas mbledhjes së Grupit: Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga ata në Serbi! Militantët e PD dhunuan pllakatat përkujtimore të 4 dëshmorëve të 21 Janarit Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ.Komentet Balla i bëri pas mbledhjes së Grupit të PS, nga Kryesia e Kuvendit, ku tha se Qeveria është e hapur për dialog me këdo, përveç Sali Berishës dhe PD-së, të cilët sipas tij janë kthyer në një seksion dhune.Sipas Ballës, militantët e PD-së dhunuan dje ‘pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit’.Duke i cilësuar protestuesit e dhunshëm si huliganë, dhunues dhe një pjesë të tyre hajdut, Balla tha se nuk do të ketë dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.,“Sa i përket ligjit për tubimet, jemi informuar nga Qeveria që do të miratohet me akt normativ. Akti normativ vjen në Kuvend për t’u miratuar. Akti normativ miratohet nga Qeveria, hyn në fuqi menjëherë dhe pastaj ka 45 ditë kohë për t’u miratuar nga Kuvendi. Kodet, e para nuk bëhen me procedurë të përshpejtuar. Neni 83 i Kushtetutës ta ndalon që këto t’i kalosh me procedurë të përshpejtuar.Dialogu nuk duhet të zhvillohet me ata që dhunojnë. Të gjithë atë paketë të miratuar dje nga kryeministri, ku te ligji për tubimet parashikohen një sërë masash për ata që dhunojnë, dhe unë besoj se çdo shqiptar në shumicë nuk e pranon faktin që ti dhunon dhe dëmet e dhunës duhet t’i paguajnë ata që punojnë.Ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Edi Rama është zgjedhur në 11 maj 2025 kryeministër i Shqipërisë dhe ka gjithë mbështetjen e Grupit të PS dhe 862 mijë votuesve që kanë votuar PS që të vazhdojë këtë mandat dhe dorëheqje nuk ka.Dialog, përjashto seksionin e dhunës së PD-së, që shkoi mbrëmë dhe dhunoi edhe pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit dhe ju e kuptoni fare mirë që e bën me qëllim ai atë. Dialog po. Le të çojnë listën e kërkesave. Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga studentët në Serbi. Në çdo rast të tillë përshëndetet populli që voton. Unë s’jam orakull të parashikoj vendimmarrjet e vendeve të tjera. Ajo që po them është se kishte një protestë për 3 vite. Dhe gjithçka u konkretizua me votë. Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duket të futet në zgjedhje. Pamjet në Francë apo në Itali tregojnë se reagimi i Policisë së Shtetit në Shqipëri është shumë më i butë. Është duke u hetuar gjithë zinxhiri komandues dhe personat e përfshirë, për ngjarjen me dëmtimin në sy të 28-vjeçarit. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet”, tha mes të tjerash Balla. R.Xh/Shqiptarja.com Share A.C/E.H/Shqiptarja.com TAG: taulant balla edi rama partia socialiste Paketa ligjore protestat kunder qeverise proteste qeveria PS Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento jan: 26/10/2026 13:02 Shume mire. Kush do zgjedhje te prese, te piqet politikisht, te shtroj cfare parashikon te bej ndryshe dhe bujrum te votohet. kush fiton te urohet kush humb te baj shenim pse humb e te le vendin te eci paraa Përgjigju Simba: 26/10/2026 12:13 Ja me kwta njeres do ngorhi ps taulnat sara mile zeqine e lloj lloj paca vuresh antipake nje soj si flamur noka i pd Përgjigju Miri: 26/10/2026 11:07 Kjo nuk eshte “pakete ligjore” por “pacavure qorre” nje test se deri ku la shkuar kalbezimi i PS: do vazhdoje te dekompozohet apo frenoje utopine korruptokrate te pykes ne diell!!?? Përgjigju Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.4% Jo 19.6% Nuk e di 3% Vota total: 1148 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
