Lajme Zone
Paketa fiskale, Tabaku: Shton koston për biznesin e vogël! Sipërmarrësit në dilemë, të rrisin çmimim ose më pak të ardhura (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Paketa fiskale, Tabaku: Shton koston për biznesin e vogël! Sipërmarrësit në dilemë, të rrisin çmimim ose më pak të ardhura (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se paketa fiskale e 2027 do të rëndojë mbi biznesin e vogël, duke e vënë atë përballë dilemës nëse duhet të rrisë çmimet apo të rrezikojë uljen e të ardhurave.

Partia Demokratike po kundërshton ashpër Paketën Fiskale të 2027-s, si një paketë që do të rëndojë biznesin. Jorida Tabaku thotë se veçanërisht biznesi i vogël do të ndjejë pasojat e zgjerimit të skemës së TVSH, që do të shtojë kostot mbi të: “Përfshirja në skemë e bizneseve që sot janë jashtë saj do t’i vendosë sipërmarrësit përpara zgjedhjeve të vështira: të rrisin çmimet, të pranojnë më pak të ardhura ose të rrezikojnë mbylljen. shtim të informalitetit dhe copëzim artificial të aktiviteteve për të qëndruar nën pragun e ri”, thotë ajo. Tabaku kundërshton edhe zhvendosjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës në një taksë të re vjetore, pasi sërish paratë do të dalin nga xhepat e qytetarëve, dhe në fund nuk do ta lehtësojnë atë. LEXO EDHE:VIDEOLAJM/ Berisha mungon në protestë, publikon videon e ‘studentëve’ që u prin Sali Lushaj "Qytetarëve u intereson barra e përgjithshme që paguajnë", shton ajo. Duke u ndalur te propozimi për uljen e TVSH-së së ushqimeve në 6%, Tabaku tha se lehtësimi është i nevojshëm, por kërkoi që të matet me uljen reale të faturës së pazarit. Përballë këtyre ndryshimeve, deputetja bëri të ditur se po diskutohet një propozim për një kod fiskal me rregulla të qarta dhe politikë në mbështetje të biznesit që ajo e përshkroi si një “kushtetutë për biznesin”. Xh.K / A.E Xh.K Shqiptarja.com TAG: Jorida Tabaku PD paketa fiskale 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Biznesi: 31/10/2026 14:03 Je bere bajate, nuk te shkon te rendesh pas pd-isteve, fol te verteten, po populli qe blen sa duan bizneset, apo jeni parti e llomkave, nuk ngopeni me pak. ZUZARE Përgjigju iliri: 31/10/2026 10:50 Zonja Tabaku ,mos i qaj hallin e tvsh deri ne 5 milion lek,se ai qe ben 5 milion lek ne vit max 2 puntore ka dhe detyrimishtshpenzimet nuk jane aq,sa per qeran dhe tatimin e qerase me nje qarkullim 5 milion lek nuk mund te affitoj nje objekt me 3 mije euro Përgjigju Rudi: 31/10/2026 12:32 Transporti publik pse rendohet? U ulet karburanti rreth 25 leke per liter, qe harxhojne shume ne dite, edhe u dyfishohet taksa e qarkullimit Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.8% Jo 40.5% Nuk e di 8.7% Vota total: 482 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?