Lajme Zone
Paketa fiskale 2027/ Ulet TVSH për ushqimet në 6%, rritet për turizmin, hotelet me 5 yje dhe agroturizmat! Norma e përgjithshme nga 20% shkon në 21%
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Paketa fiskale 2027/ Ulet TVSH për ushqimet në 6%, rritet për turizmin, hotelet me 5 yje dhe agroturizmat! Norma e përgjithshme nga 20% shkon në 21%

Pas shumë vitesh debate qeveria ka vendosur të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për produktet ushqimore, duke e zbritur nga 20% në 6%. Ky ndryshim do të jetë pjesë e paketës fiskale për vitin 2027, dhe ndryshon nenin 49 të ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Sipas propozimit, shkalla e reduktuar do të zbatohet për produkte të tilla si buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, ma

Pas shumë vitesh debate qeveria ka vendosur të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për produktet ushqimore, duke e zbritur nga 20% në 6%. Ky ndryshim do të jetë pjesë e paketës fiskale për vitin 2027, dhe ndryshon nenin 49 të ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Sipas propozimit, shkalla e reduktuar do të zbatohet për produkte të tilla si buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi i pulës, viçit dhe derrit, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnja. LEXO edhe...Ndryshon tatimi mbi pagat, për herë të parë normë 32% për të ardhurat mbi 8 mln lekë në vit! Ulet barra për shtresën e mesme “Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e produkteve ushqimore, si bukë dhe miell; qumësht dhe kos natyral; vezë; oriz; makarona; vaj ushqimor; mish pule; mish viçi/derri; peshk bazë; fruta të freskëta; perime të freskëta; bishtajore; sheqer; ushqime bazë për foshnja, është 6 për qind. Lista e detajuar e produkteve ushqimore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, është pika e re që do të shtohet në nenin 49 të ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Po në këtë nen ndryshon edhe tatimi për bizneset në sektorin e turizmit. Nga 6% që ka qenë TVSH-ja për hotelet me 5 yje, agroturzmat dhe për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese rritet në 10%. Për shkak të rritjeve në disa sektorë, norma e përgjithshme e TVSH-së do të rritet në total në 21%, nga 20% që është aktualisht. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Ora 11:13 Qeveria rrit tatimin për dividendin në 15%, shton me 2% edhe tatimin mbi të ardhurat e korporatave Pas 8 vitesh në fuqi qeveria ka vendosur të rrisë disidentin për bizneset.Nga 8% që u vendos me paketën fiskale të vitit 2019, qeveria e rrit përsëri në 15% me paketën fiskale të 2027-ës.Dividendi është pjesa e fitimit neto që një shoqëri aksionare ose biznes u shpërndan aksionarëve ose ortakëve të saj, në përputhje me kapitalin që ata zotërojnë dhe pas vendimit të asamblesë së përgjithshme.Gjithashtu vendos të rrisë tatimin mbi të ardhurat për korporatat nga 15% aktualisht në 17% prej vitit që vjen.“Norma e tatimit mbi të ardhurat e korporatave është 17%. Norma tatimore për dividendët është 15%, pa zbritur asnjë kosto”, thuhet në nenin 41 që ndryshohet. Share Ora 10:53 Ndryshon tatimi mbi pagat, për herë të parë normë 32% për të ardhurat mbi 8 mln lekë në vit! Ulet barra për shtresën e mesme Si pjesë e paketës fiskale për vitin 2027, qeveria ndërhyn tek tatimi mbi të ardhurat edhe nga punësimi. Për herë të parë shtohet një fashë e re pagash që do të tatohet me 32%, dhe që janë të ardhurat mbi 8.04 milionë lekë në vit ose ata që kanë të ardhura nga punësimi 670 mijë lekë në muaj.Ndërkohë tek shtresa e mesme ka ulje të barrës tatimore. Deri më tani të ardhurat vjetore nga punësimi deri në 2.04 milionë lekë tatohen me 13%, ndërsa me ndryshimet e propozuara këtë normë tatimore do ta paguajnë ata që kanë të ardhura nga punësimi (paga), nga 3.24 milionë deri në 8 milionë lekë në vit. Ose ata me të ardhura mujore nga 270 mijë lekë deri në 670 mijë lekë në muaj. Ata që marrin mbi këtë nivel do të tatohen me 32%.BËHET - Në nenin 24 bëhen këto ndryshime:1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:“1. Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:Baza tatimore vjetore Norma tatimore0 – 3 240 000 lekë 13%3 240 001 – 8 040 000 lekë 23%Mbi 8 040 000 lekë 32%ËSHTË- Neni 24Norma tatimore1. Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:Baza tatimore vjetore Norma tatimore0 – 2 040 000 lekë 13%Mbi 2 040 000 lekë 23%Gjithashtu në ndryshimet që ka pësuar ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, përjashtohen personat me aftësi të kufizuara.“g) të ardhurat personale të individëve dhe të vetëpunësuarve të vetëm, që kanë statusin e personit të verbër, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, personit me surdomutizëm dhe invalidit të punës të provuar me vërtetimin përkatës të lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi të fushës”, thuhet në nenin 11 që do të ndryshojë. Share Ora 10:23 Bizneset me xhiro mbi 5 mln lekë do të paguajnë TVSH! Qeveria i kishte përjashtuar nga TVSH-ja deri në 2029-ën subjektet me qarkullim deri 10 mln lekë Nga janari i vitit 2021 bizneset me xhiro deri 10 milionë lekë në vit nuk kanë paguar TVSH. Premtim që u materializua në ligj dhe që u premtua se do të zgjaste deri në 2029-ën. Por qeveria bën një hap pas dhe vendos që ta ulë pragun nga 10 milionë në 5 milionë lekë në vit. Kjo do të thotë se nga viti i ardhshëm të gjitha bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të paguajnë TVSH-në prej 20%.“Krahasuar me vendet e rajonit dhe me vendet anëtare në Bashkimin Evropian, aktualisht vendi ynë aplikon një kufi minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 10 milionë lekë në vit, ose rreth 108, 696 euro, që është ndjeshëm më lartë sesa kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në në këto vende. Në tabelën e mëposhtme paraqitet kufiri minimal regjistrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe disa vende të BE-së”, thuhet në relacionin projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, “për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ‘për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e shqipërisë’, të ndryshuar”.Nga kjo ulje e pragut preken 17.516 tatimpagues që do të futen në skemën e TVSH-së, e praktikisht do të paguajnë tatim.“Përfshirja e subjekteve në regjimin normal të TVSH-së mundëson deklarimin e transaksioneve të shitjeve dhe blerjeve nga të gjitha palët e përfshira në transaksion, duke mundësuar gjithashtu kryqëzimin e këtij informacioni në funksion të mirëadministrimit të tatimit. Ndërkohë, në përcaktimin e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 5 (pesë) milion lekë, është mbajtur në konsideratë fakti se, ky kufi përjashton ato biznese që janë kryesisht biznese familjare dhe me të vetëpunësuar të vetëm”, thuhet në relacion.Nga kjo ndërhyrje buxheti i shtetit pritet të përfitojë 4.5 miliardë lekë të ardhura shtesë. Share R.Xh/E.H/ReportTv.al ushqime turizmi ekonomia shqiptare vkm TVSH Komento Komente lexues: 27/10/2026 09:12 pse tani????? Përgjigju Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77% Jo 19.8% Nuk e di 3.2% Vota total: 1850 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?