Lajme Zone
Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes! Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes! Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro!

Pas kundërshtimeve të shoqatave të biznesit për paketën fiskale 2027, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve me një postim në platformën X.

Pas kundërshtimeve të artikuluara gjatë ditës së sotme për ndryshimet e propozuara në paketën fiskale 2027, kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në platformën X, ku u drejtohet kritikëve të masave të reja fiskale Rama i cilëson dokumentet që kanë qarkulluar si dokumente pune të dala pjesërisht, ndërsa paralajmëron se nesër qeveria do të miratojë buxhetin që do të kalojë për herë të parë pragun e 10 miliardë eurove. “Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan Rama. LEXO EDHE:Sofra e gurtë sërish para Kryeministrisë! Pavarësisht rënies drastike të numrit të protestuesve, Rama këmbëngul për dialog (VIDEO) Kreu i qeverisë e ka cilësuar paketën e re fiskale si një nga nismat më ambicioze për rishpërndarjen e rritjes ekonomike. U.D/P.J/Shqiptarja.com TAG: edi rama paketa fiskale 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.8 / 5 (13 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Beni: 27/10/2026 21:57 Rriti taxat dhe rritet buxheti,normal,por biznesi e ha keq. Përgjigju Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.9% Jo 22.1% Nuk e di 3% Vota total: 3193 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?