Lajme Zone
Paketa e re ligjore kundër dhunës/ Rama: Pezullim mësuesit nëse nxit për tubim fëmijët nën 18 vjeç. Ndryshojmë kodin penal
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Paketa e re ligjore kundër dhunës/ Rama: Pezullim mësuesit nëse nxit për tubim fëmijët nën 18 vjeç. Ndryshojmë kodin penal

Rama: Së pesti: Kodi i Etikës për mësuesit e arsimit parauniversitar

Rama: Së pesti: Kodi i Etikës për mësuesit e arsimit parauniversitar

Shkolla duhet të mbetet hapësirë e sigurt për fëmijët dhe nëpërmjet Kodit të Etikës parashikohet se asnjë mësues nuk mund të përdorë autoritetin e tij për t’i çuar fëmijët nën 18 vjeç në tubime të çfarëdo natyre, në kundërshtim me interesin e tyre e me pritshmërinë e prindërve.

Mësuesit do të pezullohen ose largohen nga detyra kur shfrytëzojnë autoritetin e tyre shtetëror, profesional për të nxitur, organizuar ose koordinuar pjesëmarrjen e nxënësve nën 18 vjeç në tubime, në kundërshtim me interesin më të lartë të fëmijës. Masa natyrisht nuk prek të drejtën e mësuesve për t’u shprehur dhe për të protestuar vetë. Ajo ndalon vetëm përdorimin e marrëdhënies mësues–nxënës për t’i marrë fëmijët pas vetes për motive të të rriturve.

Së gjashti: Ndryshimet në Kodin Penal

Ndryshimet në Kodin Penal ndjekin praktikat më të mira të vendeve të BE-së, posacërisht të Francës dhe Italisë dhe mbështeten në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Këto dispozita ndëshkojnë dhunën, nxitjen e saj, kanosjen dhe përndjekjen, qoftë fizikisht në ambiente publike, qoftë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ato e përjashtojnë shprehimisht nga ndëshkimi protestën paqësore, kritikën politike, satirën dhe gazetarinë.

Dhuna gjatë tubimeve.

Qëndrimi mes dhunës pas paralajmërimeve ndëshkohet penalisht vetëm kush vazhdon të qëndrojë në tubim pas paralajmërimeve të policisë, duke ditur që po ushtrohet dhunë ose po dëmtohet prona. Ndëshkohet edhe organizimi i tubimit të ndaluar me vendim të ligjshëm. Kush kapet me armë ose sende të tjera të rrezikshme dënohet deri në 2 vjet burg.

Mbajtja e maskës për të dhunuar. Fshehja e fytyrës ndëshkohet penalisht vetëm kur në tubim ka dhunë ose rrezik konkret dhune, me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Nuk ndëshkohet kush e mbulon fytyrën për arsye shëndetësore, fetare ose profesionale, dhe as kush e zbulon sapo dëgjon urdhërin e policisë.

Shkatërrimi i pronës gjatë tubimeve dënohet më rëndë se sa aktualisht dhe deri në dyfish kur prek shkolla, institucione, shërbime publike ose monumente kulture.

Dhuna me fytyrë të fshehur ka një dënim për goditjen e policëve dhe të qytetarëve që rritet deri në një të tretën kur autori është i maskuar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet paketarama