Lajme Zone
Pak orë pas mesazhit në Report Tv, prangoset Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Pak orë pas mesazhit në Report Tv, prangoset Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)

Pas disa tentativave të dështuara të mëparshme për ta arrestuar dhe videomesazhit së një dite më parë të transmetuar në Report Tv ku shfaqej para shtëpisë duke akuzuar policinë se donte ta vriste, Ylli Zalla përfn me pranga në duar. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari që përgëzonte Policinë për këtë arritje. 49-vjeçari ishte fshehur në një banesë tjetër, rreth 500 metra

Pas disa tentativave të dështuara të mëparshme për ta arrestuar dhe videomesazhit së një dite më parë të transmetuar në Report Tv ku shfaqej para shtëpisë duke akuzuar policinë se donte ta vriste, Ylli Zalla përfn me pranga në duar. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari që përgëzonte Policinë për këtë arritje. 49-vjeçari ishte fshehur në një banesë tjetër, rreth 500 metra larg shtëpisë së tij në Zallë të Fushë-Krujës, në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e arrestimit, i shumëkërkuari ka qenë i armatosur me kallashnikov me 3 karikatorë. Sipas burimeve, zona mbahej në vëzhgim prej ditësh me dron të teknologjisë së lartë ‘Bayraktar’ nga ‘Operacionalja’ e Tiranës. LEXO edhe...Fundi i arratisë së Ylli Zallës, policia publikon videon: U kap në një zonë të pyllëzuar në Krujë, mbante kallashnikov e 3 krehra (VIDEO) Një ditë më parë, atij iu vendos tritol në banesë, çka bëri që makina e tij, tip ‘Benz’, të shkrumbohej. Për ngjarjen e ndodhur të shtunën në mbrëmje vonë, policia u njoftua paraditen e së dielës nga bashkëshortja e Zallës që ndodhej në Itali, ndërsa dyshimet ishin që autori të jetë vetë ai. Por në një video, 49-vjeçari mohoi që të ishte ai personi që kishte vendosur tritolin me qëllim azilin politik, teksa akuzoi Policinë dhe bandat e krimit të organizuar se po përpiqen ta vrasin. “Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë. Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, tha ai. Më 20 shkurt të këtij viti, Zallës iu gjet një arsenal armësh me të cilat dyshohet se furnizonte grupet kriminale. Edhe në një operacion në mars, në oborrin e banesës së tij u gjet një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Më 23 qershor, kur pati një tjetër tentativë për arrestimin e tij, iu gjetën pistoletë, fishekë, një celular dhe një detektor frekuencash. 12 vjet më parë Zalla është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Njoftimi i Ministrisë Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ora 11:13 Fundi i arratisë së Ylli Zallës, policia publikon videon: U kap në një zonë të pyllëzuar në Krujë, mbante kallashnikov e 3 krehra (VIDEO) Ka marrë fund paraditen e sotme arratia e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Policia Tiranë bën me dije se 49-vjeçari u arrestua në Krujë, në një zonë të pyllëzuar. Zalla ka qenë i armatosur me kallashnikov e 3 krehra.Policia ka publikuar edhe videon e arrestimit, ku shihet Ylli Zalla i prangosur si dhe kallashnikovi që mbante.Njoftimi i policisë:Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili kishte mundur t’i shpëtonte disa herë Policisë.Në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.Më datë 14 nëntor 2025, në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni.Më datë 20 shkurt, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.Gjithashtu, më datë 23 qershor, në vijim të operacioneve për kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Share P.J/ReportTv.al atentati me dy te vrare ne rinas zalle ministria e brendshme ylli zalla gilmando dani Muci Shaljani krujë Komento Komente Gushti: 17/08/2026 10:29 Po shyqyr qe vendoset me e kap se skishte ngel vec me po dhe podcast ky tipi Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 25.1% Social media 16.5% Vota total: 1967 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?