Lajme Zone
Pak javë pas inaugurimit, lagjja 'Naim Frashëri' në Pogradec përmbytet nga shiu, bllokohen pusetat
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pak javë pas inaugurimit, lagjja 'Naim Frashëri' në Pogradec përmbytet nga shiu, bllokohen pusetat

Reshjet nxorën në pah problemet me kullimin e ujërave, ndërsa në rrugët e lagjes muze u krijuan vërshime pas bllokimit të pusetave.

Nuk mjaftuan shumë reshje që në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec të shfaqeshin problemet e para. Vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve, pusetat u bllokuan dhe uji vërshoi në rrugë, duke krijuar një “lum” në mes të lagjes muze. Pamjet nga zona tregojnë rrugët e mbuluara nga uji, ndërsa reshjet nxorën në pah problematikat me sistemin e kullimit dhe funksionimin e rrjetit të kanalizimeve. LEXO edhe...Zjarr në fshatin Tushemisht të Pogradecit, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë në kohë dhe shuajnë flakët Situata ka ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve të kryera, pasi një zonë e rehabilituar dhe inauguruar vetëm pak kohë më parë nuk arriti të përballojë reshjet, duke u përmbytur pas bllokimit të pusetave. U.D/ReportTv.al pogradec permbytje Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.4% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5215 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?