Kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK, në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i izoluar Ergys Agasi, i cili akuzohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda AKSHI-t. Burimet thanë se në kuzhinën e sektorit u gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje wireless. Këto të fundit janë çuar për ekspertim. Agasi u arrestua pak javë më parë në qytetin e Durrësit pas më shumë se 8 muajsh në arrati. Ai akuzohet për krime të rënda që nga konkurrenca e paligjshme përmes dhunës, grupi kriminal e pastrimi i parave. Biznesmeni është cilësuar si eminenca gri e kryeministrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

