Lajme Zone
“Pagova 1400 euro për një takim në ambasadë, kosovari më mashtroi”
Të tjeraJOQ Albania

“Pagova 1400 euro për një takim në ambasadë, kosovari më mashtroi”

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, lidhet me mashtrim me një termin për ambasadën gjermane, për të cilin pretendon se ka paguar 1400 euro.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, lidhet me mashtrim me një termin për ambasadën gjermane, për të cilin pretendon se ka paguar 1400 euro.

Në videon dhe mesazhin e dërguar në redaksi, qytetari tregon se në vitin 2024 ka kontaktuar përmes Facebook-ut me një person nga Kosova, të cilin e identifikon si Bujar Baca, me banim në Prishtinë. Sipas tij, personi pretendonte se siguronte takime në ambasadë për aplikime për viza pune.

Qytetari thotë se më 18 maj 2024 i ka dërguar shumën prej 1400 eurosh, fillimisht përmes Western Union dhe më pas përmes MoneyGram, me marrës Bujar Baca në Kosovë.

Sipas denoncuesit, më vonë ai ka marrë një takim që duhej të paraqitej në ambasadë më 28 qershor 2024, në orën 11:00. Por, kur është paraqitur atje, pretendon se është informuar se termini nuk ishte i vlefshëm dhe se bëhej fjalë për një takim të rremë.

Pas kësaj, qytetari thotë se ka bërë kallëzim në Policinë e Dibrës për mashtrim kompjuterik dhe ka dorëzuar provat që dispononte në Prokurorinë e Dibrës.

Ai pretendon se çështja është pezulluar fillimisht, ndaj ka bërë ankim, ndërsa më pas është njoftuar se procedimi do të rifillonte. Megjithatë, sipas tij, prej rreth një viti ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare dhe nuk ka mundur të rikuperojë shumën e paguar.

“Po bëj gati një vit që nuk po zgjidhet si çështje, apo të marr mbrapsht lekët që kam paguar ndaj atij personi”, shprehet ai.

Qytetari i është drejtuar JOQ Albania me kërkesën që rasti të bëhet publik dhe që autoritetet të hedhin dritë mbi denoncimin dhe ecurinë e procedimit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)