Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e thirrur më 10 shtator 2026 për shkak të bllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, ka miratuar një deklaratë zyrtare ku kërkon ekzekutimin e menjëhershëm të listëpagesave dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në deklaratën e miratuar, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve thekson se situata e krijuar prek autoritetin e Kushtetutës, forcën detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Deklarata bën me dije se bllokimi i pagave ka prekur njëkohësisht sekretarët gjyqësorë, kancelarët dhe nëpunësit e tjerë të gjykatave. Sa i përket buxhetit të shtetit, gjyqtarët shprehen se mungesa e planifikimit apo nevoja për rishpërndarje fondesh nuk mund ta kthejë një detyrim kushtetues në fakultativ, pasi buxheti duhet të mundësojë zbatimin e Kushtetutës. Zhbllokimi i menjëhershëm dhe pagesa pa vonesë e pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.
Zbatimi i plotë i vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, vendimit nr. 435 të KLGJ-së dhe urdhrave të nëpunësve autorizues të gjykatave.
Nisja e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura sipas paragrafit 110 të vendimit kushtetues.
Miratimi i kuadrit të ri ligjor në përputhje me Kushtetutën, pas konsultimit me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.
Ndalimi i praktikave administrative që pengojnë funksionimin financiar të gjykatave.
Ndërmarrja e mjeteve ligjore (administrative, civile dhe kushtetuese) për ekzekutimin e listëpagesave.
Adresimi i situatës te organizatat ndërkombëtare, veçanërisht Komisioni Evropian dhe përfaqësitë diplomatike të huaja.
Kërkesë Presidentit të Republikës për t’u angazhuar në mbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit dhe për të monitoruar projektligjin e propozuar për ndryshimet në ligjin nr. 96/2016. Deklarata përfn me paralajmërimin se, nëse institucionet përgjegjëse nuk veprojnë menjëherë për ekzekutimin e pagave, masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore, vetëm në shqyrtimin e çështjeve me natyrë urgjente. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
