Edi Rama Si mundet që gjëja e parë që bëmë u kuturisëm të marrim një vendim në mes të verës dhe të nxjerrim një urdhër që është zanafilla e këtij konflikti, pagat janë këto dhe Thesari i Shtetit të hapë derën. Le të themi se kanë të drejtë, por le të themi, kjo është mënyra, rruga, shembulli, këtë ju mësojmë ne, të tërë së bashku, njerëzit e drejtësisë, qytetarëve shqiptarë? Kështu kërkohet e drejta? Në mënyrë të njëanshme? Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me pagat në sistemin e drejtësisë, ndërsa me një video-mesazh në rrjetet sociale ka sulmuar KLP dhe KLGJ-në, që në unison përcaktuan pagat e reja për prokurorët dhe gjyqtarët, ndërsa Kuvendi anashkaloi për muaj me rradhë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që detyronte Parlamentin t’i jepte një zgjidhje kësaj çështjeje.
Rama e konsideron si tepër shqetësuese atmosferën e krijuar si pasojë e përplasjes së pushteteve, ndërsa thekson se pavarësia e gjyqësorit ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri. Në këtë kuadër, Rama u shpreh “dua të them vetëm sesa shqetësuese, sa e shëmtuar, sa vulgare është atmosfera e krijuar nga një konflikt pushtetesh dhe nga një barrikadim i atij pushteti të pavarur, kushtetues që duhet të garantojë barazinë para ligjit për të gjithë e mbi të gjitha mbi vetveten, e mbi të gjitha përtej gërmës së ligjit të garantojë një shembull”.
“Burimi është “kuturisja” për të marrë një vendim arbitrar për pagat e gjyqësorit duke kërkuar që Thesari i Shtetit të hapë derën, tha Rama, referuar vendimeve të marra nga KLP dhe KLGJ.
Në vijim ai theksoi se KLP dhe KLGJ janë dy shëmbëlltyrat e anës së errët të medaljes së reformës në drejtësi, dy trupa të mbingarkuara me njerëz, paga, shpenzime, por me një produktivitet që lë shumë për të dëshiruar në aspektin e misionit që kanë si trupa qeverisëse të sistemit të drejtësisë, që është i pavarur, jo më në letër, por në realitetin faktik të Shqipërisë. “Dua ta nis aty ku e fillova, te këto dy trupa këshillash, dy maja, një majë me dy trupa të piramidës së gjyqësorit. Këta burra dhe gra që paguhen jo pak dhe që janë aty për të administruar punët e gjyqësorit, jo për të bërë drejtësi, për të administruar proceset që deri dje i administronte kuvendi, politika dhe tani janë në pavarësinë e tyre të plotë.
Si mundet që gjëja e parë që bëmë u kuturisëm të marrim një vendim në mes të verës dhe të nxjerrim një urdhër që është zanafilla e këtij konflikti, pagat janë këto dhe Thesari i Shtetit të hapë derën. Le të themi se kanë të drejtë, por le të themi, kjo është mënyra, rruga, shembulli, këtë ju mësojmë ne, të tërë së bashku, njerëzit e drejtësisë, qytetarëve shqiptarë? Kështu kërkohet e drejta? Në mënyrë të njëanshme?
Pa ezauruar asnjë nga hapat e tjerë? Ne jemi përfaqësues apo 3 shtete në konflikt? Çfarë është Shqipëria? Çfarë janë këto pushtete? Çfarë ndodh këtu? Si është e mundur që nuk hidhet hapi i parë normal? Kërkohet një kontakt, ulet njeriu në tavolinë, njerëzit që jetojnë me përgjegjësinë e një shteti”, tha Rama.
Më herët Kryeministri publikoi në rrjet një tabelë krahasuese për nivelin e pagave në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe vendeve të Rajonit, por edhe disa vendeve anëtare të BE-së. “5 mijë euro paga!”/ Rama i turret gjyqësorit: Duan 2 mijë euro më shumë se gjyqtarët grekë
13 Shtator, 09:29 Përplasja për pagat, Ramës nuk i del inati: Gjyqtarët s’mund të paguhen 1 mijë euro më shumë se Presidenti
13 Shtator, 12:05 Deklarata e plotë e Ramës
Dy shëmbëlltyrat e anës së errët të medaljes së reformës në drejtësi, dy trupa të mbingarkuara me njerëz, paga, shpenzime, por me një produktivitet që lë shumë për të dëshiruar në aspektin e misionit që kanë si trupa qeverisëse të sistemit të drejtësisë që është i pavarur, jo më në letër, por në realitetin faktik të Shqipërisë ku pavarësia aq sa ka sjellë të mira, aq edhe ka sjellë sfidën e madhe të rrëshqitjes në papërgjegjshmëri, por nuk dua të hyj në këtë temë. Është temë komplekse, është e duhura, koha në dispozicion për të transformuar rrënjësisht dhe ngritur një sistem drejtësie, ka qenë e shkurtër sepse këto janë ndryshime epokale dhe ky ndryshim epokal ka nisur.
Dua të them vetëm sesa shqetësuese, sa e shëmtuar, sa vulgare është atmosfera e krijuar nga një konflikt pushtetesh dhe nga një barrikadim i atij pushteti të pavarur, kushtetues që duhet të garantojë barazinë para ligjit për të gjithë e mbi të gjitha mbi vetveten, e mbi të gjitha përtej gërmës së ligjit të garantojë një shembull. Kur vjen puna që del nga salla e gjyqit dhe është i organizuar në shoqata për t’i dhënë zë shqetësimeve të trupës në publik. Këtu flasim për një tjetër dimension dhe është i rëndësishëm për shembullin që jepet. Janë një palë që kanë këtë interes. Dua ta nis aty ku e fillova, te këto dy trupa këshillash, dy maja, një majë me dy trupa të piramidës së gjyqësorit. Këta burra dhe gra që paguhen jo pak dhe që janë aty për të administruar punët e gjyqësorit, jo për të bërë drejtësi, për të administruar proceset që deri dje i administronte kuvendi, politika dhe tani janë në pavarësinë e tyre të plotë. Si mundet që gjëja e parë që bëmë u kuturisëm të marrim një vendim në mes të verës dhe të nxjerrim një urdhër që është zanafilla e këtij konflikti, pagat janë këto dhe Thesari i Shtetit të hapë derën. Le të themi se kanë të drejtë, por le të themi, kjo është mënyra, rruga, shembulli, këtë ju mësojmë ne, të tërë së bashku, njerëzit e drejtësisë, qytetarëve shqiptarë? Kështu kërkohet e drejta? Në mënyrë të njëanshme? Pa ezauruar asnjë nga hapat e tjerë? Ne jemi përfaqësues apo 3 shtete në konflikt? Çfarë është Shqipëria? Çfarë janë këto pushtete? Janë republikat e ndara të një federate që vjen nga lufta etnike dhe fetare? Çfarë ndodh këtu? Si është e mundur që nuk hidhet hapi i parë normal? Kërkohet një kontakt, ulet njeriu në tavolinë, njerëzit që jetojnë me përgjegjësinë e një shteti, në një rrugë jo të lehtë shtetbërjeje, me përgjegjësinë e dhënies së shembullit për të tjerët se në çdo hap japim një shembull për të tjerët dhe ulet e thuhet ne kemi këtë shqetësim, ka një vendim të Kushtetueses që ne si pushtet ekzekutiv e legjislativ s’kemi asnjë qëllim dhe as na shkon në mend të mos e respektojmë, por ka edhe një afat 31 korriku që nuk u përmbush dot për shkak të procesit parlamentar dhe duam të dimë si e keni ju këtë ide, do ta respektoni këtë vendim? Kur keni ndërmend ta respektoni? Pasi të dëgjonit anën tonë, mund të vazhdonin të bënin të tyren si t’u thoshte mendja. Por kjo me arbitraritet ndaj një shumice qeverisëse që ka bërë reformën në drejtësi, që ka luftuar për këtë standard trajtimi dhe mirëqenieje që është rritur kaq ndjeshëm në familjet e gjithë kësaj trupe në Shqipëri, gjëja e parë që ju vajti në mend është t’i dilni përballë dhe ta sfidoni me një formë kaq brutale? Vetë zot, vetë shkop? Ça jeni ju, partia e çekiçëve? I keni për të kërcënuar autoritetet kushtetuese dhe politike? për të kërcënuar Ministrin e Financave, drejtorët e Thesarit? Ça janë ata, roje magazinash pa zot? Si është e mundur që nuk ka një moment marrje fryme dhe marrje me arsye të hapave. Ne mund të mos jemi dakord asnjëherë por kemi detyrimin që mosdakordësinë ta trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Boll është trajtuar në mënyrë të paqytetëruar mes partive politike. U shtua dhe një parti politike tjetër tani që do të nxjerrë dhëmbët dhe skërmitet për të shumëfishuar pagat e veta për t’i çuar me diferencë nga gjithë rajoni për të shkuar në nivelet e vendeve më të zhvilluara të BE?
Besoj që ky është një rast për të nxjerrë disa mësime dhe ndërkohë, i siguroj të gjithë, do ta respektoj vendimin e Kushtetueses dhe do të bëj atë që është sipas nesh, rruga për t’iu përgjigjur edhe kësaj kërkese, por kërcënime dhe pengmarrje për pushtete të tjera të pavarura si ekzekutivi e legjislativi, askush nuk duhet të bëjë. /Pamfleti/rama klp klgj 1 Komente F Feti Dema 13 Shtator 2026, 12:11 Po pse KLP e KLGJ nuk i zgjodhe ti o Rame bashkë me Saliun e me Metën? Po pse pagat tuaja të deputetëve bashkë me honoraret nuk i vendosët bashkarisht? Po pse me mashtrim a nuk marrin deputetët qera, karburant e dieta me mashtrin. Pa qenë asnjë ditë pranë qytetarëve? Po me dhjetra pasuri të patundshme dhe llogari bankare të fshehta të grabitura nga buxheti i shtetit, nuk janë nga djersa dhe gjaku i shqiptarëve? Pse tashti u kujtove të bësh nikoqirin e mirë? SEPSE: SHQIPTARËT TË KANË REFUZUAR . NUK TË NJOHIN PËR KRYEMINISTËR. TE SHESHI TA SHPORRIM KASTËN POLITIKE GRABITQARE DHE ANTIKOMBËTARE. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike A po krijohet një parti trumpiste në Shqipëri? Shfaqet “Turning Point Albania” 13 Shtator 2026, 10:5210:52Politike “5 mijë euro paga!”/ Rama i turret gjyqësorit: Duan 2 mijë euro më shumë se gjyqtarët grekë 13 Shtator 2026, 09:2609:26Politike Nga “Revolucioni i Flamingove” te kërkesa për largimin e Ramës; mediat amerikane jehonë protestave në Tiranë 13 Shtator 2026, 08:2608:26Politike Nisin përçarjet brenda mazhorancës, Vullnet Sinaj i del kundër Ramës për Reformën Territoriale 12 Shtator 2026, 21:2421:24Politike 105 ditë revoltë/ Diaspora mbush bulevardin, me qindra qytetarë në këmbë kundër Ramës dhe kastës politike 12 Shtator 2026, 19:3619:36Politike Rama i vendosur për hartën e re territoriale: Bashkitë e vogla nuk i bëjnë dot disa funksione 12 Shtator 2026, 19:2419:24Politike

