Lajme Zone
Pagat e magjistratëve/ 6 ish-anëtarë të KPA-së i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë shfuqizimin e ligjit të miratuar në shtator
PolitikëReport TV

Pagat e magjistratëve/ 6 ish-anëtarë të KPA-së i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë shfuqizimin e ligjit të miratuar në shtator

Gjashtë ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, organit që shqyrtonte në shkallë të dytë vendimet e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e pjesshëm të ligjit nr. 95/2026, që lidhet me pagat e magjistratëve, i cili parashikon rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve sa 2% e pagës së Presidentit, pra 9 herë më pak se ajo q

Gjashtë ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, organit që shqyrtonte në shkallë të dytë vendimet e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e pjesshëm të ligjit nr. 95/2026, që lidhet me pagat e magjistratëve, i cili parashikon rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve sa 2% e pagës së Presidentit, pra 9 herë më pak se ajo që ata kërkojnë. Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kundërshtojnë dispozitat ligjore që i përjashtojnë ish-gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga efektet financiare të ndryshimit të pagës referuese bazë. LEXO edhe...Report Tv siguron dokumentin/ Qeveria kundër nismave të opozitës për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin e zonave të mbrojtura: Nuk ka argumente të reja, Gjykata Kushtetuese është shprehur Sipas kërkesës së tyre, gjatë ushtrimit të mandatit, anëtarët e Kolegjit gëzonin statusin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë arsye, pretendojnë se duhet të përfitojnë nga ndryshimet e pagave për periudhën kur kanë qenë në detyrë. Ish-anëtarët e KPA-së kërkojnë që efektet financiare të ndryshimeve të pagave të zbatohen në mënyrë prapavepruese, duke nisur nga data 1 prill 2023. Ata kërkojnë gjithashtu që ankimi i tyre të bashkohet me çështjen e nisur më 21 shtator 2026 nga shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat kanë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese të njëjtin ligj. Për këtë çështje, Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën publike më 2 dhjetor 2026. R.Xh/ReportTv.al SOKOL COMO Rezarta Schuetz natasha mulaj mimoza tasi Ina Rama Albana Shtylla pagat e drejtesise magjistratet gjykata kushtetuese kpa Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62.9% Jo 28.8% Nuk e di 8.4% Vota total: 1346 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?