Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Pagat e gjyqtarëve, sot vendos Kuvendi/ Piramida e pagave, sipas Presidentit


Kuvendi pritet të vendosë sot pagat e reja të magjistratëve, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi pritet të vendosë sot pagat e reja të magjistratëve, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas projektligjit që do të votohet në Parlament, piramida mban si referencë pagën e Presidentit, por koeficienti pëson një rritje të lehtë.

Efekti financiar i ndryshimit shkon në 2 miliardë lekë të reja në buxhetin e shtetit, ndërsa shtesat e prapambetura do të merren me këste gjatë dy viteve të ardhshme. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. -Sot në seancën e radhës plenare, në rendin e ditës janë përfshirë pesë interpelanca si dhe 10 projektligje.

Gjatë seancës plenare janë parashikuar që të zhvillohen katër interpelanca urgjente të kërkuara nga një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ministrin e Punëve të Brendshme, ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro si dhe me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu.

Në rend është përfshirë gjithashtu një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është edhe projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Pas interpelancave, deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje. Në rendin e ditës është projektligji për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, të bërë në Hagë më 16 dhjetor 2025.

Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu projektligjin për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës.

Në rend është përfshirë edhe projektligji për pranimin e vendimit të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, që ndryshon nenin 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet