Lajme Zone
Pagat e gjyqtarëve/ Balla: Ligji sot do të votohet! Vota jonë kundër kërkesës hipokrite të PD
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pagat e gjyqtarëve/ Balla: Ligji sot do të votohet! Vota jonë kundër kërkesës hipokrite të PD

Në fjalën e tij në Kuvend Taulant Balla u ndal te debati për pagat e gjyqtarëve.

Në fjalën e tij në Kuvend Taulant Balla u ndal te debati për pagat e gjyqtarëve.

Balla tha se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë shembull nga Këshilli i Legjislacionit, ndërsa theksoi se Kuvendi ka kërkuar opinionin e qeverisë për çështjen.

Duke folur për votën e mazhorancës, Balla deklaroi se ajo do të jetë kundër kërkesës së PD-së, të cilën e cilësoi si “hipokrite”, duke shtuar se ligji sot do të votohet. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Gjykata Kushtetuese duhet të marrë shembull nga këshilli ynë i legjislacionit. Kuvendi ka kërkuar opinioni i qeverisë dhe këtu është mbyllur,. Kërkesa juaj nuk mund të miratohet sepse këshilli i legjislacioni është shprehur. Por më vjen mirë që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve e prokurorëve sepse tregon një reflektim nga ato sharje që kemi dëgjuar. Vota jonë ndaj kërkesës së PD është kundër sepse është hipokrite. I bëj thirrje Presidentit të republikës që ta votojmë sot për të hyrë në fuqi menjëherë ”, tha Balla.

Ndërkohë kërkesa e PD për shtyrjen e votimit është rrëzuar.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet kuvendopozitaTaulant Balla