Paga mesatare mujore në Shqipëri, ka arritur 92.150 lekë në fund të muajit qershor, nga 83.906 lekë që ishte në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Për periudhën prill-qershor INSTAT thotë se rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimit, me 22.1%, ku duket se ka dhënë ndikim aksioni i tatimeve kundër nëndeklarimit të pagave. Pavarësisht rritjes së regjistruar në të gjithë sektorët, bujqësia e peshkimi vijojnë me rrogat më të ulëta. PAGAT SIPAS SEKTORËVEBujqësia dhe peshkimi 61.224Industria gjithsej 77.716Ndërtimi 83.605Tregtia; 74.715Informacioni 143.528Aktivitetet financiare 187.267Pasuri të paluajtshme 96.894Administrata publike 106.606Arte, argëtim çlodhje; 86.209Por përpos rritjes së pagave, e cila po nxitet edhe nga mungesat për punonjës, të dhënat më të fundit tregojnë se afro 25.8% e shqiptarëve paguhen deri në nivelin e pagës minimale. LEXO EDHE:Eduard Zaloshnja: Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri? Më pas janë 25.9% që paguhen mesatarisht nga mbi 50 mijë lekë deri në 75 mijë lekë në muaj, më tej janë 16.2% që marrin nga mbi 75 mijë deri në 95 mijë lekë. Rroga mbi 120 mijë lekë rezulton se marrin 17.1% e të punësuarve në vend. SA PAGUHEN SHQIPTARËT?Deri në pagë minimale 25,8%50.001- 60.000 lekë 13,1%60.001-75.000 lekë 12,8%75.001-95.000 lekë 16,2%95.001-120.000 lekë 15%Mbi 120.000 lekë 17,1%Bazuar në të dhënat e INSTAT rezulton se minimalisht 52% e të punësuarve nuk e arrijnë pagën mesatare të vendit. Sa i takon hendekut privat-shtet, ai vijon të jetë i lartë afro 21 mijë lekë. Paga mesatare për një të punësuar në privat është 86.094 lekë, nga 77.137 lekë që ishte në tremujorin e dytë vjet. PAGA MESATARE NË PRIVATPrill-Qershor 2025 77.137 lekëPrill-Qershor 2026 86.094 lekëDiferenca + 8,957 lekëRritja në privat për këtë periudhë duket se ka qenë më e shpejtë se në shtet, pasi paga në sektorin privat është rritur me vetëm 7,565 lekë, krahasuar me vjet. PAGA MESATARE NË SHTETPrill-Qershor 2025 99.525 lekëPrill-Qershor 2026 107.090 lekëDiferenca +7,565 lekë G.M./E.H/Shqiptarja.com TAG: punesimi sektori privat sektori publik pagat Instat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Shabani: 14/09/2026 18:36 E di si asht kjo puna e mesatares. Ti ha dy puna e une asnje. Mesatarisht te dy kemi ngrene nga nje pule. Përgjigju Jari N: 14/09/2026 17:23 Ja keni futur pordhës, 50 % e Shqiptarëve marrin rrogë neto në muaj 40 000 mijë e ju na thoni 92 000 mijë, turp që na gënjeni. Përgjigju Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8150 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
